Nga Gëzim Mekuli

Dhuna nuk vjen nga askushi. Ajo nuk vjen nga asgjëja e as nga hiqi.

Dhuna është produkt social e politik; nuk është produkt kulturor i një kombi e as i një gjinie.

Të nderuar lexues,

Pse po shqetësoheni për dhunën barbare ndaj një njeriu që i takon grupit më të dobët të shoqërisë njerëzore, në këtë rast pleqëve.

Lexo gazetën shqipe dhe bindu se çfarë dhune e barbarizmi gjuhësor ke aty.

Këtu në Shqipëri e në Kosovën tonë të dashur, çdo televizion, çdo program, çdo debat nuk është gjë tjetër veçse një teatër grotesk ku politikanët luajnë rolin e kaubojsëve modernë. Po, po, janë të njëjtët që flasin për “vlera humane,” ndërsa çdo fjalë e dalë nga goja e tyre mbjell vetëm kërcënime, shantazhe dhe poshtërsi. Cili nga këta drejtues e ka të pastër ndërgjegjen për të na folur për edukatë? Për ta, dhuna është mjet, është gjuha e vetme që njohin, e vetmja vlerë që kuptojnë!

Pse po hallakateni, more? Shiko RTK-në! Kqyre televizionin shqiptar, more. Britma, kiq, shund dhe kërcënime. Antivlera, asgjë humane, asgjë pedagogjike, asgjë normale: Barbarizëm, vjedhje, kërcënime e kaubojllëk nga goja dhe sjellja e politikanëve.

Lexo po ashtu:  Ministrat e BE-së miratojnë hapin kryesorë drejt liberalizimit të vizave për Kosovën

Dëgjo radion, të lutem! Atje do gjesh një orkestër të përzier mes piskamave dhe klithmave, të udhëhequra nga një kor artikulimesh primitive e të pacivilizuara.

Muzika? Ah, çfarë bukurie! Tekstet flasin për drogë, për armë, për kurvëri, për tradhti dhe lakmi të shpërfytyruar.

Po, po ja kjo është panorama e kulturës së përditshme; dhe çfarë mesazhi marrim prej saj? Mesazhi është i qartë dhe i thjeshtë: më shumë dhunë, më shumë frikë, dhe akoma më shumë dekadencë e paqëndrueshme.

Të nderuar lexues,

Dhe ju, të nderuar lexues, jeni të habitur me këtë dhunë të “papritur”? Më falni, por kjo çudi është mjerim i mirëfilltë! Dhuna është produkti më jetëgjatë i sistemit tonë politik dhe social. Ka njëzet vjet që na vodhën, na mashtruan, na gënjyen hapur e pa turp; e filluan që nga ministritë, furaxhiu, djathshitësit e deri tek rruga, çdo segment i shoqërisë është gdhendur nga një sistem që përdor dhunën si gur themeli.

Të dashur lexues,

Një muaj ditë shkollat shqipe i msheli politika e korruptume; Një muaj ditë rresht, një njeri në krye të sindikatës e dhunoj dhe e torturoj krejt Kosovën, e ti po çuditesh sot për dhunën e pritshme barbare të ushqyer e të krijuar nga kjo politikë që e prodhoj këtë sindikatë.

Lexo po ashtu:  Nevoja për trajnerin e mendjes! Cila është e para “Çfarë duhet të mendojmë” apo “Si të mendojmë”

Hej, a po merr vesh? Kjo vajza e shkretë “nuk ka faj”, ajo nuk din ma mirë, more. Nuk din e shkreta sepse s’ka pa, s’ka dëgju, e as nuk ka përjetu diçka ma mirë, e as dicka tjetër; qysh se ka lindë kjo e shkretë ka përjetu dhunë (të vetëdishme e të pavetëdishme).

Ndoshta është më e lehtë të fajësojmë “produktet e politikës” – të rinjtë tanë që kanë lindur në këtë mjedis dhune, që nuk njohin një botë më të mirë.

Konsekuent deri në fund: kur të pyesim për dhunën, le të mos të bëhemi të pafajshëm, mos të bëhemi aktorë. Dhuna nuk është thjesht një rezultat i jetës së përditshme, ajo është trashëgimia e politikës, e një shoqërie që e ka përkëdhelur, e ka nxitur dhe e ka duartrokitur këtë dhunë për më shumë se 20 vjet rresht, duke mos e llogaritë fare dhunën kafshërore të sisitemit serb-jugosllav.

Fajin lypeni diku tjetër, jo tek ky produkti i politikës.

/Kritikë shkruar në vitin 2022/