Gjatë qëndrimit të tij në Selanik, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët grekë, duke përjashtuar gazetarët shqiptarë.

Rama ka zgjedhur t’u përgjigjet pyetjeve të mediave të vendit fqinj, duke shmangur gazetarët e mediave të Tiranës.

Shmangien nga konferenca e raportojnë vetë gazetarët e mediave shqiptare, të cilët e shoqëruan kryeministrin në Selanik, pasi u mbajtën për të paktën tre orë në doganën greke.

Gjatë takimit me shqiptarët atje, kryeministri e komentoi incidentin me gazetarët në doganën e Kapshticës si “absurd” dhe falënderoi ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen e tij në zhbllokimin e kësaj situate.

Gjatë takimit me shqiptarët atje, kryeministri e komentoi incidentin me gazetarët në doganën e Kapshticës si “situatë absurde” dhe falënderoi ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen e tij në zhbllokimin e saj, për të krijuar vetëm pak orë më vonë një tjetër situatë absurde, duke u hequr të njëjtëve të drejtën për të qenë pjesë e konferencës.

Lexo po ashtu:  DHUNA NDAJ GAZETARËVE NUK PO NDALON/ Ky është personi që dyshohet se e rrahu keq kryeredaktorin e RTK Live, Altin Ahmeti