Donald Trump zhvilloi takimin e parë me një lider të huaj që nga fitorja në zgjedhjet presidenciale.

Ai tha se ishte një “nder” takimi me presidentin e Argjentinës, Javier Milei në Florida përpara një samiti konservator të investimeve.

Në një takim në resortin Mar-a-Lago të Trumpit, Milei përgëzoi presidentin e zgjedhur dhe tha se kjo dëshmoi “se forcat e qiellit ishin në anën e tyre”.

Ai lavdëroi gjithashtu Elon Musk, biznesmenin miliarder që do të drejtojë Departamentin e ri të Efiçencës së qeverisë së Trumpit, duke pretenduar se platforma e tij X po ndihmonte “për të shpëtuar njerëzimin”, sipas BBC.

Presidenti i Argjentinës u takua për herë të parë me Trumpin në CPAC në shkurt – ku ai nxitoi në prapaskenë ta përqafonte dhe të bënte foto me presidentin amerikan.

“Puna që keni bërë është e pabesueshme. Bëni Argjentinën të Madhe përsëri”, tha Trump.

Mediat argjentinase raportuan më parë se Milei do të kërkonte një marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara sapo Trump të merrte detyrën.

Lexo po ashtu:  Kurti e falënderon Qunin pasi tentoi të ndihmojë që mos të rrëzohet Qeveria

Biletat për Samitin e Investitorëve CPAC kushtojnë deri në 25,000 dollarë.

CPAC pretendon të jetë mbledhja më e madhe vjetore e konservatorëve në SHBA dhe e përshkruan veten si organizata më e vjetër konservatore në vend – me një mision për të “ruajtur dhe mbrojtur vlerat e jetës, lirisë dhe pronës për çdo amerikan”./ Top Channel/