Në dallim nga sa kishte deklaruar në vijimësi, presidenti amerikan në ikje, Joe Biden, ka falur djalin e tij, Hunter, për dënimet për evazion fiskal dhe armëmbajtje.

Të djelën në mbrëmje pas Ditës së Falenderimeve – në një kohë kur vëmendja e publikut amerikan ishte gjetiu – ai njoftoi se kishte ndryshuar mendje

shkruan BBC.

Biden kishte premtuar përherë se nuk do ta falte djalin e tij për te cilin shkruan se “ka patur një përpjekje për ta thyer”.

Vendimi nuk ka shpëtuar pa komentuar analogjinë e tij me vendimet e marra nga Donald Trump më 2021 kur linte Shtëpinë e Bardhë dhe kur fali një numër bashkëpunëtorësh dhe aleatësh.

Guvernatori demokrat i Colorado, Jared Polis u shpreh I zhgënjyer dhe ka deklaruar se vendimi dëmton reputacionin e Biden.

Rasti në fjalë rezonon keq në mbarë botë nëse mbajmë parasysh se ShBA ndjek politika për zbatim të parimeve morale dhe etike dhe preferon të flasë përherë për integritetin e figurave të zgjedhura dhe atyre publike. Ndonëse një vendim brenda prerogativave ligjore falja zbulon jo vetëm dobësinë e një babai, por edhe rrejshmërinë e parimeve për të cilat ka kaq shumë investim publik.

Lexo po ashtu:  A e dini cilët janë 5 Ligjet e Budallallëkut njerëzor? Nr.5 është ndoshta më i rëndësishmi. S’duhet ta harroni asnjëherë

Ku dallon Joe Biden nga një president apo kryeministër çfarëdo në çdo vend që mbron familjarët e vet?