Ky ushqim i zakonshëm mund të sjellë zhvillimin e krimbave në trupin tuaj. Kur ata hyjnë në organizmin tonë nëpërmjet ushqimit, ata lëvizin lehtë nëpër tërë trupin, sytë, çdo ind, veçanërisht në tru.

Nuk ka rëndësi se sa e tmerrshme dhe e frikshme tingëllon kjo, por këto krimba mund të shkaktojnë pasoja për jetën tuaj. Dr Effrossyni Gkrania- Klotsas dhe ekipi i saj i studiuesve në 2013, thane për “CNN.com”, se ndërsa po operonin trurin e një pacienti britanik, gjetën një lloj shiriti të çuditshëm, i cili kurrë më parë nuk ishte hasur në Britaninë e Madhe.

“Healthyfoodhouse.com” shkruan se disa vjet para kësaj, një ekip i mjekëve në Spitalin Addenbrookes në Kembrixh ekzaminuan një pacient mashkull në spital që kishte ardhur me dhimbje koke të rënda. Pas disa testeve, ai u kthye, duke u ankuar për simptoma të reja.

Këto lloj simptomash ishins shfaqur edhe te njerëz të tjerë në Tajlandë, Korenë e Jugut, Japoni dhe Kinë, raste të cilat ishin raportuar si infeksione nga një parazit i njohur si Spirometra erinaceieuropaei. Një nga simptomat që shkakton, përveç dhimbjes së kokës të rëndë, ishte edhe dobësia. Pacienti u diagnostikua me infeksionin ‘sparganosis’, shkaktuar nga larvat ‘diphyllobothroid plerocercoid’.

Lexo po ashtu:  Zbuloni sinjalet e fshehura që tregojnë se i keni enët e gjakut të bllokuara

Mjekët arritën që ta hiqnin atë me anë të kirurgjisë, sepse asnjë medikament nuk dha rezultat. “Taeniasis” është një infeksion i shkaktuar nga krimbat e mëposhtëm: shirit solium (shiriti i derrit), shiriti asiatica (shirit aziatike) dhe shirit saginata (shiriti i viçit). Ju mund t’i merrni nga mishi i infektuar ose i papërpunuar mirë i derrit, ose viçit. Ka 2 mënyra për t’u infektuar me shiritin e derrit, sipas ekspertëve.

Njëra është nëse ju konsumoni mish derri të papërpunuar ose të papjekur mirë, me origjinë nga derrat e infektuar. Dhe tjetra, nga kontakti direkt me feçet e derrit të infektuar apo të njeriut, të cilat mund të infektojnë shumë inde.

Nëse larvat arrijnë në sistemin nervor dhe tru, ato mund të çojnë në ‘neurocysticercosis”. Ky infeksion është shumë i zakonshëm në disa pjesë të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine, por ka pasur edhe disa raste të raportuara në Evropë, për shkak të rritjes së shpërndarjes globale të mishit të lirë nga këto pjesë të botës. Deri më tani, Dr. Klotsas ka trajtuar 3 raste të ‘neurocysticercosis’. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Mësoni 6 përfitimet shëndetësore të ujit të ngrohtë esëll në mëngjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *