Screenshot

LËVIZNI objektet, trupin, lëvizni mes maleve. Përqafoni njerëzit që doni. Dëgjoni fëshfërimën e gjetheve. Ndjeni dhimbjen dhe gëzimin. Besoni zërin e brendshëm. Shijoni magjinë e shoqërisë. Merrni dhe jepni dhe mos harroni mirënjohjen.

Po shpjegojmë më poshtë 7 fjalë magjike që duhet të adoptojmë në jetën tonë, t’i përsërisim si një mantë për të jetuar në paqe, të rrethuar nga dashuria, si dhe që të njohim njëri-tjetrin më mirë.

LËVIZ

Lëvizni objektet tuaja, shtratin tuaj, lëvizni trupin tuaj.

Ecni, ecni mes pyjeve dhe maleve, dilni nga rutina e punës, nga marrëdhëniet shoqërore dhe modelet e vendosura të jetës.

Ndryshoni perspektivën tuaj. Afrojuni atyre njerëzve me të cilët mund të jeni autentikë dhe të kultivoni ëndrrat tuaja më të “egra”.

Nuk është e nevojshme të lëvizësh malet, duke lëvizur një gur të vogël mund të bësh mrekulli.

PREK

Prekni pjesët e trupit që doni. Përqafoni njerëzit që njihni. Puthni në faqe, në ballë. Kujdesuni për qenin tuaj, macen tuaj, bëjeni më shpesh. Mos të vjen turp, mos përto.

Lexo po ashtu:  Rrezikshmëria e internetit, disa mënyra si mund t’i mbrojmë fëmijët tonë