Serbia përballet këto ditë me një presion në rritje që lidhet me sanksionet amerikane për kompaninë kryesore të gazit, NIS. E përfshirë në lidhje interesi me Gazprom-in rus, kompania përfaqëson një ndër asetet më me vlerë të vendit dhe një instrument stabiliteti ekonomik.

Presidenti Aleksander Vuçië ka deklaruar se amerikanët nuk tolerojnë as një ndarje aksionere me Gazprom-in në kuotat 49-51%, duke vendosur kështu një vijë të kuqe të prerë për politikën e dyfishtë të Beogradit. Ndërkohë kryeministri Milos Vuçeviç, ka deklaruar se nuk ishte Serbia që provokoi sanksionet e SHBA. Në një intervistë për RTS, Vuçeviç ka bërë të qartë se Serbia do të hyjë në diskutime me Rusinë për të zgjidhur situatën, ndërkohë që me palën amerikane është duke u diskutuar synimi i sanksioneve.

Megjithatë një tjetër goditje i ka ardhur Serbisë nga Azerbajxhani. Kompania azere, SOCAR ka ndërprerë furnizmin me gaz në sasinë 1.7 milionë metra kub/ditë për shkak të “forcës madhore” sië janë shprehur azerët. “Politico” spekullonte se loja e azerëve është një shenjë e lobimit të palës ruse, megjithatë vetë Vuçiç ka komentuar duke shprehur besimin se azerët do ta zgjidhin situatën në një apo dy muaj.

Lexo po ashtu:  CDU/CSU voton Pro për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Presidenti serb ka shtuar se vendi ka krijuar rezerva të bollshme gazi që do të mbulojnë situatën e tanishme.