E mora shoqezën përkrah,
E matmë rrugën ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diçka.

Pa zuri dita perëndoj,
Pa zuri nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.

Perse buçet, liqer i qet!
Liqer, ti ç’thua ndaj buçet!
Ç’far’ pe, liqer, mi zall te shkret?

E çasin kur e sjell nër mend,
Kur sjell nër mend, ah! atë vend,
As rroj as vdes, po jam pa mend

– Lasgush Poradeci /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Dita e Gruas/ Pse festohet me 8 mars, historia dhe domethënia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *