Dijana Toska

Dikur mbi fotografinë e një krimineli shkruante, “Kërkohet ky person”!

Sot mbi fotografin e një krimineli shkruan, “Votone këtë person”!

Dikur nuk kishte lista të zeza sepse vepronte drejtësia.

Sot ka lista të zeza të cilat në mungesë të drejtësisë i ka vendosur aleati ynë më i madhë SHBA, por ne kemi vendosur ti injorojmë.

Sot, personat në lista të zeza të Amerikës, jo që nuk i kemi dënuar, por vazhdojmë ti respektojmë duke i futur si kandidatë kryesor në listat e deputetëve dhe nëpër institucione shtetërore.

Dikur kishte përgjegjësi, gazetarët dhe mediumet edhepse punonin në kushte të vështira, me lajmet e tyre informonin popullin për gjendjen reale dhe fitonin besim e admirim.

Sot në shumicën e mediumeve të krijuara nga oligarkë dhe grupe të ndryshme interesi mund të shohish gjithëçka të zezë, veq kulturë, informim, e profesionalizëm nuk mund të gjesh.

Dikur gazetarët ishin veq gazetarë.

Sot disa gazetarë të djeshëm bashkë me disa junior të ri kanë kapitalizuar dhe monopolizuar hapësirën informative duke e kalkuluar lajmin me para dhe me dezinformatat e tyre kanë futur këtë profesion të shenjtë në listat e zeza të mjerimit.

Lexo po ashtu:  Doganieri i Serbisë në portin e Durrësit

Dikur kishte disa standarte jetësore ku aplikoheshin disa zakone etike të të drejtave dhe të përgjegjësive në shoqëri të cilat vetvetiu impononin një jetë më normale.

Sot çdo standart e vlerë shoqërore e morale ka humbur kuptimin, përderisa ne si shoqëri në kontinuitet i vlerësojmë, i zgjedhim, i respektojmë e u aplaudojmë njerëzit e futur në lista të zeza.

Faqja zezë.