Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar opinionin publik se nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka tentuar ta sulmojë eskortën e kryeministrit Albin Kurti.

Haxhiu argumentoi se si Lushtaku me veturë zyrtare ia ka “pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin”, përcjell e pavarura “MekuliPress”.

Postimi i plotë i Ministres:

Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skënderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin.

Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur Kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyetë Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar.

https://www.facebook.com/albulenaa.haxhiuu/posts/28115880554722702?ref=embed_post

Lexo po ashtu:  “Pse më sheh shtrembër?”, si nisi sherri në Durrës. 1 i vdekur dhe dy të plagosur