Administrata e Donald Trump duket se ka ndërmend të riformatojë të gjitha agjencitë federale në një përpjekje që duket kolosale për nga pasojat në fundin e vet. Nuk është vetëm Elon Musk në veprim që ka krijuar tensione me mënyrën sesi ndërhyri ndaj USAID.

Kësaj radhe mediat raportojnë se Shërbimi i Inteligjencës, CIA, ka shpërndarë në të gjithë personelin e vet një ofertë financiare që u mundëson atyre tetë muaj pagesa dhe benefite në këmbim të lënies së punës.

Për këtë çështje mediat amerikan citojnë edhe drejtorin e ri, John Ratclife, që ka shprehur gatishmërinë për të shkundur agjencinë dhe për ta shkrirë atë dhe bërë reaguese ndaj “prioriteteve të administratës për sigurinë kombëtare”.

Megjithatë për momentin thuhet se oferta nuk është e vlefshme për të gjitha kategoritë, nisur nga rëndësia specifike e subjekteve të caktuara në agjenci.

Lexo po ashtu:  E PAPRANUESHME/ Kërcënohet me arkivol Kryeministri Albin Kurti, ia vendosin një arkivol para zyrës