Një shumicë e partive daneze dëshiron të ndalojë ndikimin e huaj në zgjedhjet në Danimarkë.

Kjo del nga një deklaratë e partive drejtuar agjencisë së lajmeve Ritzau.

– Në një botë të paqëndrueshme, është më e rëndësishme se kurrë të mbrojmë demokracinë daneze. Duhet ta mbrojmë demokracinë tonë nga ndikimi i huaj në zgjedhjet dhe proceset tona vendimmarrëse, si në nivel lokal ashtu edhe kombëtar, thuhet në deklaratë, përcjell Mekulipress.

Aty thuhet gjithashtu se Parlamenti (Folketinget) i ngarkon qeverisë që sa më shpejt të paraqesë një projektligj për ndalimin e kontributeve të huaja për partitë politike dhe kandidatët për poste politike në kuptimin më të gjerë.

Partitë e qeverisë, si dhe SF, De Radikale, Enhedslisten, Alternativet, De Konservative dhe Danmarksdemokraterne mbështesin deklaratën.

Lexo po ashtu:  O sa mirë/ Rikthehet ‘karikuesi universal’, ndryshimi i madh që po bëhet për celularët