Drita e diellit dhe rrezet ultra-vjollcë janë përgjegjëse për prodhimin e vitaminës D.

Kësisoj, fëmijët të cilët kalojnë pak kohë jashtë shtëpisë për shkak të mungesës së kësaj vitamine më shpesh zhvillojnë alergji të ndryshme.

Fëmijët që jetojnë në vende me më pak diell dhe dalin më rrallë jashtë shtëpisë, kanë rrezik shumë më të lartë nga gjendja shëndetësore e përmendur.

Shkencëtarët australianë kanë dëshmuar se fëmijët, të cilët jetojnë në veri të atij shteti kanë rrezik dy herë më të madh nga ekzemat dhe alergjitë sesa ata të cilët jetojnë në jug dhe marrin sasi më të madhe të rrezeve UV.

Gjithashtu, shkencëtarët kanë gjetur lidhjen ndërmjet rrezatimit UV dhe alergjisë ndaj kikirikëve dhe vezëve.

Drita e diellit është e rëndësishme për prodhimin e vitaminës D në lëkurë, e cila ndikon në krijimin e alergjive.

“Kemi dëshmuar se sa është e rëndësishme që fëmijët ta kalojnë kohën jashtë shtëpisë, nëse për asgjë tjetër; atëherë për arsye shëndetësore”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, dr. Nik Ozbom.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  A duhet ngrënë banane me stomak bosh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *