Fatmir LImaj e ka thyer tabunë e mosbashkëpunimit me Vetëvendosjen. Me 3 deputetët e Nisma mund të formohet kabineti
Një nga kundërshtarët dhe kritikët e tij më të egër, ish komandanti i UÇK-së dhe kreu i partisë Nisma Social Demokrate, mund të shndërrohet në çelësin e përsëritjes së një qeverie të Vetëvendosjes, me kryeministër Albin Kurtin. Ndonëse VV fitoi me një diferencë të thellë ndaj kundërshtarëve të saj kryesorë (41%), duke mbledhur më shumë vota se PDK dhe LDK të marra së bashku, ajo nuk e arriti objektivin e saj për të fituar një shumicë të plotë për ta bërë qeverinë e vetme. Ende sot kur nuk janë numëruar votat e emigrantëve kosovarë dhe ato me kusht partia e Kurtit mendohet se do të ketë 47-47 deputetë në kuvendin e ardhshëm, nga 61 që i duhen për të kormuar qeverinë. Nga këto 10 vota i takojnë minoriteteve jo serbe, (turq, ashkali, boshnjake etj), kështu që Vetëvendosjes i duhen edhe 3-4 deputetë. Pikërisht këtë boshllëk ka dhënë sinjale se mund ta plotësojë kreu i Nisma, Fatmir Limaj. Ky i fundit në emisionin “Debat Plus” duke vënë theksin tek “interesi kombëtar” nuk e përjashtoi një aleancë me Vetëvendosjen. ““Kusht t’më ftojë në tavolinë, unë shkoj dhe ulem – për tema kombëtare. Vendi ka nevojë për një qeveri funksionale“, tha Fatmir Limaj.
Mirëpo kjo kthesë e fortë ka shkaktuar një rrëmujë të madhe në Kosovë sepse duke qenë deri në ditën e zgjedhjeve të 9 shkurtit i rreshtuar në opozitë, në koalicion me Ramush Haredinajn, kjo i është llogaritur Limajt si një tradhëti e madhe. Menjëherë pas deklaratave surprizë reagoi partneri i tij i koalicionit, Ramush Haradinaj, i cili shkroi në Facebook se “e keqja ka emër, Albin Kurti”.
Edhe një nga kyç të partisë së tij AAK-së, Bekë Berisha, e ironizoi Limajn:“interesat e ngushta, mos na i shitni për interesa nacionale”.
Ndërsa, Ardian Gjini, nënkryetar i parë i AAK-së, deklaroi në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova, se nuk ia merr mendja që Limaj do të devijojë nga kursi i përbashkët.
Gjini pohoi se Limaj “shkaktoi konfuzion, habi” me ndryshimin e kursit që pati.
Nga ana tjetër partia në pushtet Vetëvendosja, i ka pritur me heshtje mundësinë për një aleancë që do ti siguronte asaj shumicën qeverisëse. Kjo se në të shkuarën Limaj e ka etiketuar Albin Kurtin si një “Lenin të vogël”, “mashtrues”, që po shkatërron Kosovën.
Por përpos hendekur moral koalicioni mes Limajt dhe Kurtit ka edhe pengesa pragmatike. nëse vendosin të bashkohen askush nga deputetët e Nismës nuk mund të bëhet pjestar i qeverisë, pasi në Kosovë kush emërohet ministër duhet të heqë dorë nga mandati i deputetit dhe nëse ata që kanë fituar të drejtën të hyjnë në parlament bëjë këtë zgjedhje, duke qenë se janë në të njëjtën listë me Haredinajn, vendet e deputetëve mund ti kalojnë AAK-së. Pra dilema është a do i jepte votat Limaj për një qeveri ku nuk mund të marë asnjë post?
Gjithësesi deri më tani, ndryshe nga të gjithë opozitarët e tjerë që janë shprehur për një qeveri të opozitës dhe e kanë pasur vijë të kuqe bashkëpunimin me Albin Kurtin Fatmir Limaj e ka thyer këtë tabu. Ai nuk është shprehur kundër një përsëritje të një mandati të ri të kryeministrit aktual të Kosovës, së paku deri kur të përfundojnë llogaritjet e përfundimtare të numrit të mandateve duke qenë se numërimi i votave të diasporës nis të mërkurën.