Sekretari i Thesarit në Britaninë e Madhe, Darren Jones është shprehur në një intervistë për BBC-në se globalizmi siç e kemi njohur deri më tani ka marrë fund.

Njerëzit duhet të përgatiten që gjërat të bëhen më të vështira në ekonominë globale. Globalizmi ka mbërritur në fund në kuadër të tarifave të reja. Është në interesin më të mirë të ekonomisë britanike dhe punëtorëve që të bëjnë atë që kërkohet.

ka thënë Jones.

Ai ka shtuar se Londra zyrtare po punon me SHBA për arrtjen e një marrëveshjeje për tarifat që do të ishte opsioni më i mirë i mundshëm për ekonominë britanike.

Analistë ët ndryshëm vënë në dukje se politika e tarfiave hyrë në fuqi me urdhër ekzekutiv të presidentit amerikan, priret të godasë më rëndë vendet që janë në zhvillim në Azi. P.sh për Kamboxhia me 49%, Bangladeshi 37% dhe Laosi 48%.

Kjo përfaqëson një kthesë historike në politikën ekonomike të SHBA që deri më sot ka promovuar tregtinë e lirë dhe globalizmin si e ardhmja e një bote që ndërvepron dhe integreon ekonominë.

Lexo po ashtu:  Një vit pa heroin e shqiptarëve, Adem Demaçin

Duhet thënë se reagimet kanë qenë të menjëhershme. Kina ka reguar me dyfyshim tarifash ndaj SHBA, sikurse Bashkimi Europian, dy partnerët kryesorë tregtarë të SHBA.

Kuota më e ulët e trafiimit të çdo produkti që SHAB importon është 10% dhe pjesa më e madhe e vendeve kanë këtë tarifim. Politika e presidenti amerikan ka qenë e drejtuar kundër partnerëve kryesorë, në funksion të idesë së ri-industrializimit të ekonomisë amerikane dhe hapjesë së vendeve të punës.

Vendimi ka dhënë efekte edhe në tregjet financiare. Të trija indekset financiare të bursave amerikane ranë me 5% të premten e 5 prillit, por Trump e cilësoi luhatjen e madhe të tyre si revolucion ekonomik.

Mbahuni fort. Nuk do të jetë e lehtë, por rezultatet do të jenë historike

Në mes të kësaj situate të cilën nuk po e arsyeton dot askush mirë, dje pati edhe një deklaratë të papritur të Elon Musk, që shpresonte se një ditë Europa dhe SHBA do të kishin një marëdhënie ekonomike me tarifa zero.

Lexo po ashtu:  Ushtarët e Kosovës në Iowa krah për krah me ushtarët amerikanë