Qeveria e Maldiveve do të ndalojë hyrjen e shtetasve izraelitë në vend si pasojë e luftës në Gaza, ka bërë të ditur zyra e presidentit Mohamed Muizzu.

Vendimi për ndalimin e hyrjes së izraelitëve u mor që në qershorin e vitit të kaluar, por ende nuk ka hyrë në fuqi. Nuk dihet as kur do të hyjë në fuqi.

Qeveria e Maldiveve e arsyeton këtë vendim me “mizoritë e vazhdueshme dhe aktet e gjenocidit që po kryen Izraeli ndaj popullit palestinez”.

Maldiveve dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie të plota diplomatike, por shtetasit izraelitë kanë pasur mundësi ta vizitojnë këtë shtet ishullor, i njohur për plazhet me rërë të bardhë, ujërat me ngjyrë smeraldi dhe hotelet luksoze.

Në vitin e kaluar, mbi 1400 turistë izraelitë vizituan Maldiveve, ndërsa në vitin 2022 numri i tyre ishte mbi 15.000.

Sipas transmetuesit izraelit Kan 11, qeveria e Maldiveve e shtyu vitin e kaluar ndalimin e hyrjes për shtetasit izraelitë pasi u bë e ditur se një në pesë izraelitë është arab.

Lexo po ashtu:  Qytetarët nga Kosova që shkojnë në Zvicër, duhet të vetizolohen