Çfarë mund të bëjnë prindërit për bullizmin?

Të fillojnë të flasin për të! Edhe bisedat me miq të familjes, mendimin e të cilëve e vlerësojnë, janë një përpjekje e mirë. Bullizmi është një fenomen i cili, në dëmin tonë të përbashkët, ndikon në jetën e secilit. Edhe nëse fëmija nuk është bullist apo viktimë, roli i spektatorit e dëmton viktimën seriozisht. Edhe në rast se për të bullizmi është totalisht i huaj si fenemen, ardhja në ndihmë një personi të viktimizuar është edhe për të një përgjegjësi qytetare. Komunikimi është çelësi i suksesit. Bullizmi nuk mund të kuptohet në vetmi apo duke lexuar disa informacione në internet (edhe pse kjo është një përpjekje e mirë).
Psikologu i shkollës, mësuesit, bordet e prindërve apo të tjera grupe interesash mund të jenë zgjidhja më e mirë. Sa më herët të flasim për bullizmin, aq më herët fillojmë të ndërhyjmë. Lajmi i mirë është se bullizmi është i menaxhueshëm dhe i parandalueshëm.


Po nëse je prind i një fëmije- viktimë të bullizmit?

Biseda me fëmijën për ta qetësuar, falenderuar dhe vlerësuar për diskutimin e problemit me ty, për ta siguruar se bullizmi është i gabuar dhe se gjithashtu mund të ndalet, nëse merren masat e duhura, do të ishte një fillim i mirë. Në vazhdim, një bisedë me mësuesin kujdestar për të siguruar partneritetin e tij si dhe për të siguruar që mësuesit e tjerë do të angazhohen në vëzhgimin e mëtejshëm të sjelljeve në klasë. Një takim (ndoshta edhe më shumë) me psikologun e shkollës do të ndihmonte prindin dhe fëmijën për të kuptuar se bullizmi është i vështirë të thyhet dhe shpeshherë ndihma e një profesionisti, si psikologu i shkollës, do ta lehtësonte shumë procesin. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, trajtimi i ngjarjes apo fenomenit të gjatë të bullizmit në takimet me prindër, me drejtorinë e shkollës apo të tjera grupe dhe institucione, të cilat mund të shërbejnë për të parandaluar ngjarje të tjera në të ardhmen.

Për fëmijën tuaj dhe gjithë fëmijët e tjerë, ju mund të jepni një kontribut të madh në përpjekjen tuaj për ta kthyer bullizmin në një fenomen për të cilin flitet me zë të lartë! Prej disa dekadash, bullizmi në shkolla vlerësohet të jetë një ndër problemet më të mëdha sociale, i cili ndërhyn dhe ndikon në mënyrë serioze dhe negative në jetën dhe “karrierat” e shumë nxënësve. Duke ndjekur punën e studiuesit të parë të këtij fenomeni, Olweus në Norvegji në vitin 1980, shumë studiues dhe edukatorë janë frymëzuar për të studiuar fenomenin e bullizmit si dhe për të krijuar e zbatuar programe të ndryshme ndërhyrjeje kundër bullizmit në shkollë. Qeveria norvegjeze është një ndër të parat në botë që ka ndarë miliarda korona dedikuar luftës kundër bullizmi. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Përfitimet shëndetësore të kumbullave, nga mbrotja e shëndetit të zemrës deri tek diabeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *