Gazeta amerikane “The Washington Post” shkruante sot se ShBA do të propozojë që Krimea të njihet si territor rus gjatë takimit në Londër këtë të mërkurë 

Sipas gazetës, ShBA do t’i propozojë Europëë që linja e frontit të stabilizohet ku është aktualisht, një ide kjo që nënkupton se diskutimet e mëtejshme për paqen do të nisin nga situata në terren, propozim i vjetër i Rusisë ky.

E njëjta media shkruan se propozimi i është paraqitur Ukrainës në Paris dhe sipas saj Kievi e ka parë atë si manovra e fundit e ShBA para se të tërhiqet nga negociatat. Pala europiane, përfshirë Britaninë, raportohet se kanë kërkuae sigurine dhe akord që rindërtimi të bëhet pjesërisht me fondet e ngrira të Rusisë, duke pranuar se Kievi nuk i merr dot më territoret e humbura.

Lexo po ashtu:  Tronditet Anglia/ Sulm në park, tre të vdekur