Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka deklaruar nga SHBA se është i përgatitur për çdo masë nga BE-ja për vizitën e pritshme të tij në Moskë më 9 maj, me rastin e 80-vjetorit të Fitores mbi Nazizmin. Teksa ka rikonfirmuar se do të jetë në Moskë, sepse i ka dhënë fjalën presidentit rus, Putin, Vucic ka shtuar se:
Fjala ime ka kuptim. Nuk gënjej askënd. Nuk ka pse vuan tjetërkush, as pse të shkojë tjetërkush, do të shkoj unë, veçse nuk e di se çfarë do të ndodhë, apo nuk e di se çfarë kërcënimi do të dërgohet ndaj Serbisë, por nuk është e lehtë të ndryshohet vendimi im
Bashkimi Europian, që aktualisht drejtohet nga një grupim më radikal ndaj Rusisë sesa më parë dhe është detyruar të mbrojë investimin e vet në Ukrainë dhe përkundër dilplomacisë amerikane që ka zhbërë 3 vjet përpjekje, ka bërë të qartë se ata që afrohen me Moskën nuk do të tolerohen.