Sami Lushtaku – Albin Kurti nuk e ka kap pushkën.
Shkruan: Hysni Mehani
Çka ka punë ish komandanti me terminal doganor?
Çka ka punë ish komandanti me kompani sigurimi në KEK, e në QKUK?
Çka ka punë ish komandanti me qera të shtrenjta në qendër të Prishtinës?
Çka ka punë ish komandanti me tokën e shtetit që e blen 50€ dhe ja shet të njëjtën tokë po shtetit 6000€?
Çka ka punë ish komandanti me ferma e biznese të të gjitha llojeve që nuk e din ku fillojnë e ku i mbarojnë?!
Samiu nuk e ka hallin te pushka e Albinit, por te lapsi dhe gërshërët e tij.
Po të qe puna për pushkë, Albini e rroku pushkën atëherë kur u dorëzu Samiu dhe shpura e tij politike, dhe Kosovën e lanë në lloç me Serbinë që e kontrollonte veriun.
Samiu luftën e ka konsideruar si akt. Dhe, përmës atij akti ka shiquar mundësinë për t’u pasuruar, jo ndershëm.
Është e vërtetë që liria këtij vendi i ka kushtu, siç paska thanë Samiu, por Samiun veç e ka pasuru edhe atë tepër shumë. Thuhet se para lufte e kishte një çajtore, tash nuk e din ku i fillon e ku i mbaron pasuria.
Atyre që liria u ka kushtuar vërtet shtrenjtë, Samiu ua ka kthyer shpinën dhe bashkë me shpurën e tij ka përdorur kallash për të festuar fitoren ndaj tyre.
Pushka, lufta dhe lapsi nuk janë akte që i përdorë një herë, dhe mëpastaj i flakë tutje dhe fillon në emër të tyre të bësh biznesmen. Edhe patriot edhe biznesmen në emër të atij patriotizmi nuk shkojnë.
Isha duke u thelluar edhe më tutje; më shkoj mendja me hap ndonjë libër për ndonjë citat, por m’u kujtua që po shkruaj për zotëriun që e ka pranuar vet se e ka blerë tokën 50€ arin dhe e ka shitur 6000€.
Dhe tash, një patriot i tillë të na moralizojë.
Po ik o Lali na le rehat!