Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Dua Lipa bën rikthimin e madh e të shumëpritur në Prishtinë, konfirmon performancën në Sunny Hill Festival këtë verë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ikona globale e muzikës pop, Dua Lipa po vjen në Sunny Hill Festival 2025 – për një performancë të paharrueshme në skenën kryesore të festivalit më të madh të muzikës në rajon. 

Si pjesë e turneut të saj botëror “Radical Optimism”, Dua do të ndalojë edhe në Prishtinë. Kryeqyteti do të jetë destinacioni i vetëm në Evropën Juglindore ku artistja me famë botërore do të perfomoj. 

Pas rekordeve të njëpasnjëshme në skenat më prestigjioze, nga Glastonbury tek Royal Albert Hall, dhe pasi ka mahnitur tashmë publikun në Melbourne, Madrid e gjitha kryeqytetet më të mëdha botërore, Dua Lipa do të sjell hitet dhe energjinë e saj unike në Sunny Hill, që mbahet nga 1 deri më 3 gusht.

Lexo po ashtu:  “Shqipe e ëmbla ime fort."- Një letër dashurie e Lasgushit, për vajzën me emrin Shqipe!

Pëveç Dua Lipës, Festivali ka konfirmuar edhe performancën e PEGGY GOU (DJ Nr.1 në botë në Top 100 DJ të DJ Mag 2023). E njohur për himnin e saj veror “(It Goes Like) Nanana”, Gou pritet të elektrizojë skenën C4.