Natën kur flinja, më tha shpirti:

“Pi!

Në gjumë dhe në Varr s’ka lumëri;

Ngrehu!

Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa;

Ke shekuj që të flesh në qetësi”.

Në ëndërr, kur agimi zbardhëllonte,

Një zë që nga Taverna po gjëmonte:

“Çohuni, djem, e Verë sillnani,

Se Fati na e tha lëngun sonte.

”Dhe posa në Tavernë këndoi gjeli,

Besnikët jashtë thirrën “Portat çeli!

E shkurter është Jeta, ja, u mplakmë

Dhe mbetmë si kofini pas së vjeli.”

/Omar Khajam, përkthyer nga Fan Noli/

Lexo po ashtu:  Blerja e Facebook lajm i madh për përdoruesit e Instagram