Kancelari i ri i Gjermanisë Friderich Merz ka njoftuar dy ndryshime në politikën e jashtme të vendit që i hapin rrugë, të paktën në fillim, një Gjermanie më aktive dhe agresive. Në një intervistë për WDR, ai ka bërë të ditur se nuk do të ketë më kufizime për rrezen e armëve me të cilat furnizohet Ukraina në konfliktin e saj me Rusinë.

Nuk ka më kufizime as nga britanikët, as nga francezët dhe as nga amerikanët

ka thënë ai.

Merz ka shtuar në mënyrë eksplicite se:

Kjo do të thotë se Ukraina mund të mbrojë veten duke sulmuar të themi shënjestra ushtarake në Rusi

Ky është një sinjal i qartë se Berlini zyrtar po del nga pasiviteti dhe kufizimi për të pranuar një realitet që në Europë po lexohet se me Putinin duhet luftë. Në anë tjetër, Merz ka bërë të qartë se Gjermania nuk e sheh më si të justifuikuar luftën e Izraelit në Gaza.

Gjermania do të jetë përherë e më e kujdesshme në kriticizmin e vet sesa partnerët europianë, por nëse vijat kalohen, ku ligji ndërkombëtar shkelet realisht, Gjermania, kancelarin gjerman patjetër që duhet të thotë diçka

ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Baton Haxhiu: Ja kur fillojnë arrestimet nga Gjykata Speciale, zbulon diçka për Prokurorinë e Kosovës por që...