Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S’i muar, që s’i muar.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kur panë se gjuhës
S’i hodhën dot prangat
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash.
Parashtesa e pjesëza
E lidhëza së prapthi,
Të bukurën gjuhë
Ta bënin leshharpi.

Të të bënin ty, donin,
Shqipëri, memece.
Po ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë
Mbi ballë ta vuri
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.
Dhe vdisnin pjesëzat.
Ismail Kadare





