Kjo fotografi është më shumë se një pamje; simboli i shqiponjës dykrenare, i flamurit tonë të shenjtë, nuk është thjesht një shenjë identiteti. Është gjaku, nderi dhe historia e një kombi që nuk përkulet. Nuk ka forcë, nuk ka fuqi, nuk ka media, analist a gazetar që do të kenë sukses të përlloqin këtë flamur! Nuk do të ketë kurrë ekran, mikrofon a penë që do të jenë më të fuqishëm se rrënjët tona shekullore, se dëshmorët tanë, se gjaku i derdhur për liri.

Dhe ne, redaksia e pavarur e MekuliPress, po e themi me zë të plotë:
As për hatër të ndërkombëtarëve, as për hatër të dreqit e të birit, nuk do ta lëshojmë këtë flamur!
Ky flamur është i shenjtë, është amanet, është besë!

Në shpinën e këtij ushtari të Republikës së Kosovës nuk është vetëm një emblemë; është e kaluara jonë e moçme, është krenaria e tanishme dhe është garancia që brezat që vijnë do të ecin me kokën lart.
Ai/Ajo që guxon ta përbaltë këtë simbol, le ta dijë: përballë ka një komb që nuk harxhon vetëm fjalë, por ngrihet, qëndron dhe s’përkulet kurrë.

Lexo po ashtu:  Të gjithë të ‘çmendur’ pas Shqipërisë

Lavdi të përjetshme UÇK-së!
Lavdi flamurit kuq e zi!