PROMEMORIE!

Hisen A Berisha

(Në 20 vjetorin e Betejes se Koshares).
Agim Ramadani, Gjenerali i doktrinës moderne të ushtrisë më të re të shekullit të kaluar UÇK-së. Historiografia e luftërave shqiptare për çlirim nga okupatorët, epoka post Gjergj Kastriotit fillon në 10 Qershor, 1878 dhe ka si ogur bashkimin e Abdyl Frashrit dhe Sylejman Vokshit. Pra bashkimin e pendës dhe pushkës.

Në luftën antimillosheviçjane, Pendës dhe urtësisë rugovjane iu bashkua Pushka e Agim Ramadanit, Gjeneralit të doktrinës moderne të ushtrisë më të re të shekullit të kaluar UÇK-së.
Kaq mundem me thanë unë sot në këtë përvjetor sepse të tjerat i qëndisi me plumb pushke vet Komandant Agimi. Në artin modern të pikturës, penda e holle e tij kishte gravuar lindjen e re të një brezi të lirë ndërsa në Koshare me gryken e pushkës e pikturoi fitoren e UÇK-së, e ngjyrosi me gjakun e tij dhe ia dhuroi Kombit Shqiptar për tu mburrë përjetësisht me të. Krenarë përherë me ty Agim!

Lavdi e nderë deri në përjetësi! /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Shqiptaria e jeton epokën e turpit të vet politik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *