Islanda e ka shfrytëzuar Eurovisionin për të protestuar kundër, siç është thënë, “okupimit izraelit të territoreve palestineze dhe shkeljen e të drejtave njerëzore të palestinezëve”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në një moment kur grupi “Hatari” mori pikë maksimale dhe kamera u fokusua tek anëtarët, ata kanë mbajtur simbole mbështetëse për Palestinën.
Përderisa po lexoheshin votat e Islandës, grupi Hatari, shfaqi flamurin e Palestinës. Eurovision 2019 u mbajt në Izrael, vend ky që ka probleme të përhershme politike me palestinezët autokton dhe me shtetin e Palestinës.

Regjia e largoi shpejt fokusin nga ky grup që natyrisht se nxiti edhe reagimin e publikut në Tel Aviv.
Edicioni i sivjetmë i Eurovisionit ka qenë ndër më kundërthënësit për shkak se është zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit, ndërsa ka pasur protesta të shumta për ta bojkotuar. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
