Në kërkim të domateve të vërteta, shpesh do të jemi të zhgënjyer, veçanërisht nëse i kërkojmë ato në disa supermarkete ku zakonisht marrim domate që mund t’i quajmë pa shije.

Një hulumtimi i ri jep një përgjigje për këtë pyetje dhe tregon se 93 për qind e domateve moderne nuk kanë versionin gjenetik që u jep atyre një shije të veçantë.

Kjo është arsyeja pse domate e sotme nga supermarketi nuk kanë shumëllojshmëri gjenetike, kështu që atyre iu mungon shija, shkruan The BigThink.

“Gjatë kultivimit njerëzit përqendrohen më shumë në atë që do të rrisë prodhimin, siç është madhësia e frutave dhe ruajtja e mirë. Disa gjene të përfshira në cilësinë e frutave tyre humbin gjatë këtij procesi, ” tha Zhangjun Fei nga Universiteti Cornell.

Gjetjet e tyre u publikuan në revistën Nature Genetics, e cila analizoi të dhënat gjenetike të 725 domate, të kultivuara dhe të egra, të cilat janë të rëndësishme për shkak të diversitetit gjenetik. Pastaj, këto të dhëna u krahasuan me gjenet e domates dominuese Heinz 1706, e cila shpesh përdoret si një shembull përfaqësues i një gjenomi të domates.

Lexo po ashtu:  Studimet vërtetojnë se gjumi pasdite është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj

Krahasimi tregoi se Heinz 1706 i mungonin rreth 5.000 gjene dhe se shumica e domate që gjendeshin në supermarkete nuk kishin një formë të rrallë të gjenit që jep shijen. Gjeni TomLoxC u gjet në 90% të llojeve të egra të domateve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *