Diabeti është një sëmundje që mund të prekë çdo moshë. Mjekët thonë se diabeti tip 1 haset në rreth 10-15 për qind të të sëmurëve me diabet.

Ai shkaktohet nga mungesa totale e prodhimit të insulinës. Pacientët me Diabet tip 1, nuk mund të jetojnë pa insulinë ,ndaj ky tip diabeti është quajtur insulinovartës.

Diabeti tip 1 takohet kryesisht tek fëmijët dhe moshat e reja. Ky tip diabeti zhvillohet në përgjithësi papritur,shpejt, zakonisht mbas ndonjë gjendje virale ,zbulohet me lehtësi, sepse shoqërohet me shenjat klinike karakteristike, që e shqetësojnë të sëmurin dhe e çojnë te mjeku apo e detyrojnë të bëjë analizat. Diabeti tip 2 është shumë më i shpeshtë. Ai haset në rreth 90 për qind të rasteve me diabet. Në këtë tip diabeti kemi prodhim jo në sasinë e duhur apo në kohën e duhur të insulinës.

Diabeti tip 2 shfaqet zakonisht pas moshës 40 vjeç,por ai po haset gjithnjë dhe me shpesh edhe tek fëmijët dhe të rinjtë me mbipeshë dhe obeze. Ai përparon shumë ngadalë, shpesh herë i heshtur, pa treguar shenja për shumë vjet me radhë dhe zbulohet më me vështirësi. Ky tip diabeti nuk kërkon mjekim me insulinë por kërkon “çbllokimin” e insulinës së trupit nga faktorët që e pengojnë atë të veprojë,si mbipesha, obeziteti

Diabeti i shtatzënisë

Tip diabeti që shfaqet gjatë shtatzënisë. Ai ndodh në 2%-5% të grave shtatzëna dhe mund të avancojë ose të zhduket pas lindjes. Diabeti i shtatzënisë është plotësisht i kurueshëm por kërkon një mbikëqyrje mjekësore gjatë shtatzënisë. Rreth 20%-50% e grave të prekura zhvillojnë diabet të tipit të dytë apo kanë rrezik të lartë për të bërë diabet tip 2 më vonë në jetë.Gratë shtatzëna duhet të kontrollojë gjithmonë gliceminë, sidomos nëse në familje ka një diabetik.

Lexo po ashtu:  5 arsye përse nuk duhet t’i puthni bebet e porsalindura

Sëmundja

Diabeti mund të prekë çdo njeri. Në diabetin tip 2, shenjat e tij mund të jenë më të zbehta apo edhe mund të mungojnë për shumë vjet. Por faktorë rreziku që favorizojnë shfaqjen e diabetit janë: Trashëgimia, apo personat me familjarë me diabet janë më të predispozuar apo kanë mundësi për të bërë diabet më shumë se te tjerët dhe kjo varet nga mënyra e tyre e jetesës; moshat mbi 45 vjeç, obeziteti dhe mbipesha, sasia e lartë e kolesterolit në gjak,mungesa e aktivitetit fizik,ushqyerja jo e shëndetshme, tensioni i lartë i gjakut, konsumimi i shtuar i lëndëve me përmbajtje të lartë sheqeri,gratë me diabet gjatë barrës apo që kanë lindur fëmijë me peshë të madhe, të sëmurë që mjekohen me kortizonikë për sëmundje të ndryshme,personat që bëjnë infeksione të shpeshta,gratë me mykoza të vazhdueshme gjenitale ,etj.

Shenjat fillestare

Shënjat e diabetit janë: Etje e shtuar, pra pirje uji në sasi të madhe, urinim i shpeshtë/ dhe në sasi të madhe ditën dhe natën, tharje goje, shtim oreksi por që shoqërohet me humbje peshe, lodhje më tepër se zakonisht, dhimbje stomaku,shikim i mjegullt,mungese e theksuar përqendrimi,mpirje e duarve ose e këmbëve,plagë të ndryshme që mezi mbyllen,infeksione të ndryshme. Nuk duhet harruar asnjëherë se në shumicën e rasteve , diabeti tip 2 mund të mos shfaqë fare shenja, mund të rrijë i heshtur për vite me radhë, dhe vetëm kur sëmundja e diabetit ka përparuar, shfaqen një sërë shenjash klinike, të cilat janë tipike dhe lehtësojnë shumë zbulimin e diagnozën e saj.

Lexo po ashtu:  Niseshte dhe qumësht/ Kombinimi i duhur për lëkurë rinore

Shqetësimet gjatë diabetit

Diabeti jep ndërlikime: Diabeti është nga të paktat sëmundje që arrin të prekë e të dëmtojë heshtazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore të trupit pa përjashtim dhe sidomos enët e gjakut , duke krijuar aksidente dramatike e tragjike,nëse ai nuk mbahet nën kontroll.

Diabeti jep ndërlikime si në enët e vogla të gjakut, në kapilarët e arteriet shumë të vogla por jep edhe ndërlikime aterosklerotike në enët e mëdha të gjakut. Diabeti jep komplikacione në sy,këmbë,zemër,veshka dhe në tru,nëse shifrat e sheqerit në gjak nuk mbahen afër vlerave normale diabetit. Sa më i vjetër të jetë diabeti, sa më shumë vjet i sëmuri të jetë me hiperglicemi, sa më e lartë të jetë niveli i saj, pra sa më i çrregulluar të jetë diabeti, aq më të shpeshta , më të përhapura e më të rënda do të jenë këto dëmtime.

Diagnoza

Diagnoza e diabetit kërkon kryerjen e dy analizave laboratorike: Matja e glukozës,sheqerit në gjak para ngrënies(esëll) në mëngjes dhe Testi i tolerancës së glukozës,ku mbasi merret nga goja të 75 gr sheqer, matet niveli i sheqerit në gjak çdo 2 orë,ose një ripërsëritje mbas një dite e matjes së glukozës në gjak esëll. Ndërsa matja e hemoglobinës së glukozuar,Hba1c, përdoret kur është diagnostikuar diabeti dhe përdoret për të kontrolluar atë në 2-3 muajt e fundit.

Lexo po ashtu:  Mos i hidhni më/ Duke filluar që sot bërthamat e kumbullave, qershive apo kajsive mund t’i përdorni për këtë gjë të rëndësishme

Rezultati mund të quhet pozitiv nëse glicemia në gjak para ngrënies është e barabartë ose më shumë se 126 mg/dl ;ose testi i tolerancës së glukozës është i barabartë ose më shumë se 200mg/dl dhe nëse glicemia para ngrënies është midis 110-125 mg/dl bëhet fjalë për Pre-diabet apo Tolerancë e dëmtuar e glukozës.

Parandalimi

Kryerja e kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak ,1 herë në vit nëse bën pjesë në grupin e rrezikuar ndërsa njerëzit e tjerë kryerja e testit 1 herë në 3 vjet. Kontrolli rregullisht i tensionit të gjakut. Mbajta e peshës nën kontroll. Kryerja e aktivitet fizik,30 min të paktën në 5 ditë të javës. Pakësimi i marrjes së yndyrnave në ushqim,sidomos ato shtazore. Përdorimi i ushqimeve të pasura me fibra,si fruta,zarzavate,etj. Shmangia e përdorimit të duhanit e alkoolit.

Shenjat

“Tharje goje, shtim oreksi por që shoqërohet me humbje peshe, lodhje më tepër se zakonisht, dhimbje stomaku,shikim i mjegullt,mungese e theksuar përqëndrimi,mpirje e duarve ose e këmbëve”

Kontrollet

Kryerja e kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak, 1 herë në vit nëse bën pjesë në grupin e rrezikuar ndërsa njerëzit e tjerë kryerja e testit 1 herë në 3 vjet. Kontrolloni tensionin e gjakut

Shtatzënat

.Ai ndodh në 2%-5% të grave shtatzëna dhe mund të avancojë ose të zhduket pas lindjes. Diabeti i shtatzënisë është plotësisht i kurueshëm, por kërkon një mbikëqyrje mjekësore gjatë shtatzënisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *