Këshilli i Europës ka miratuar propozimin e Komisionit për të ndaluar blerjen e gazit rus duke nisur nga 1 janari 2028.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas një deklarate zyrtare, Këshilli ka vendosur ndalimin e blerjes edhe për gazin natyror, edhe për atë të lëngshëm, propozim që duhet të marrë vulën përfundimtare nga Parlamenti Europian. Drafti është prezantuar nën kuadrin e politikës tregtare të BE-së dhe jo të sanksioneve ndaj Rusisë për të shmangur bllokimin nga vetoja sllovake dhe hungareze.
Lidhur me këtë vendim, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ka deklaruar se ai e privon Hungarinë nga e gjithë sasia e nevojshme e gazit që konsumohet në vend. Sipas tij ndërprerja e furnizimit edhe me naftë nga Rusia e vendos Hungarinë në varësi të transmetuesit kroat Druzhba që nuk plotëson nevojat e vendit, ndërkohë që edhe për gazin Hungaria ka nevojë për 9 miliardë metra kub në vit.





