Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se njohjet që i merr Kosova nga shtetet e tjera vijnë si rezultat i një pune që bëhet nga disa autorë, duke përfshirë edhe shtetet aleate.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në emisionin “DPT te Fidani”, ajo ka pohuar se njohja e fundit nga Siria është lajm edhe më i gëzueshëm e i mirë kur vjen nga vetë presidentja Vjosa Osmani, e jo nga faktorë të tjerë.

“Të gjitha njohjet veç e veç i kanë disa autorë, sepse pa një bashkërendim të mundësive, të potencialit, të kontakteve, nuk mund të ndodhë asnjë njohje. Pra, bashkërendimi i potencialit brenda Kosovës, institucioneve të Republikës së Kosovës bashkë me miqtë tanë, por njëkohësisht edhe me përfaqësues të komunitetit tonë që jetojnë dhe veprojnë në ato shtete, pa u bashkuar këto tre elemente, nuk ka njohje në Republikën e Kosovës”.

“Prandaj, meritën për njohje e kanë shumë veta. Unë shumë gëzohem nëse në foton e parë pas një njohjeje të re e shoh politikanin në postin më të lartë të vendit tonë, presidenten e Republikës, sepse ky është normaliteti i shtetit tonë. Ne respektojmë hierarkinë, ne respektojmë institucionet, dhe lajmi që vjen nga goja e presidentes sonë është edhe më i gëzueshëm sesa kur vjen nga kanalet e tjera”, ka thënë Gërvalla.

Lexo po ashtu:  “Lahuta e Malcis” u botua falë Faik Konicës me paratë që i dedikoheshin një libri të Filip Shirokës? Ja kush e sponzorizoi botimin e parë…

Gërvalla theksoi se numri i njohjeve që ka Kosova ka shkuar në 120.