Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se ka urdhëruar KKZ-në që të rifillojë procesi i numërimit të fletë-votimeve në Mitrovicën e Jugut.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas njoftimit, vendimi erdhi pas sqarimit të kompanisë sllovene CETIS për printimin e fletëvotimeve.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut. Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka spjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte”, thuhet në njoftim.

Tutje, Prokuroria thotë se ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit.

Duhet theksuar se opozota dhe mediat e tyre bashkë me analistë, terrorizuan popullin e Kosovës me shpifjet dhe me manipulimet e tyre, se kinse “janë vjedhur votat”. Kjo është maja e turpit dhe e joaftësisë së tyre për të bashkëndërtuar shtet, shkruan MekuliPress.com

Lexo po ashtu:  Tentimi për t’a kthyer PDK-në në pushtet, është skandaloze