Bislim Zogaj, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës, ka thënë se dëshmi për kallëzim penal e dënim të dikujt për krimin e kryer nga Serbia ka, por nuk është bërë punë në atë drejtim.

“Për Masakrën e Dubravës ka shumë fakte dhe shumë dëshmitarë, por ka shumë pak punë”, ka deklaruar ai në RTK.

“Unë besoj se për t’u ngritur kallëzim penal dhe për t’u dënuar njerëzit ka material të mjaftueshëm. Katërqind persona janë të gatshëm që të japin deklarata”, ka thënë Zogaj.

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë pikërisht për përvjetorin e Masakrës së Dubravës.

Lexo po ashtu:  Bregu: Virusi po na ndryshon jetën, po teston institucione dhe po sfidon rregullat me të cilat ishim mësuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *