Alban Qosja

Prej kohësh tashmë njerëz kritikë me qeverinë, përfshirë gazetarë e intelektualë me ndikim në publik, edhe pse mbështesin kauzën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndëshkimin e hajdutëve të zgjedhjeve, i kërkojnë asaj një qasje tjetër në retorikë dhe aksion politik, për të mbërritur tek një masë më e madhe njerëzish qëmund të kenë shqetësime të ndryshme nga të mësipërmet, e që presin t’ju adresohen politikisht. 

Pra, në thelb i kërkojnë që kauzën paksa abstrakte dhe të papërtypshme lehtë të zgjedhjeve të lira, ta mbështjellin me disa premtime kryesisht materiale apo dhe sistemike të cilat do të ndryshojnë për mirë jetën e njerëzve dhe sistemin politik në Shqipëri. Edhe pse jam plotësisht dakord që opozita duhet të ketë një alternativë për ndryshimin dhe zhvillimin e Shqipërisë, druaj se bërja e këtij kompromisi, pra kombinimi tani i kauzës sëzgjedhjeve me premtime tipike elektorale për t’i bashkuar sa më shumë njerëz aksionit opozitar, ne fund do të dëmtonte shtyllën bazë të kësaj beteje, pra atë të zgjedhjeve.  Në gjykimin tim analizuesit e opozitës që e kërkojnë këtë ndryshim në orientimin e saj, bien pre e nje konfuzioni lidhur me natyrën e aksionit që ajo po zhvillon.

Duke qenë që opozita përbëhet nga parti politike qëllimi  final i të cilave ështe ardhja në pushtet, gjykuesit e aktivitetit të saj bazuar në këtë premisë, sygjerojnë se cilat janë rrugët për te mbërritur më shpejt në këtë destinancion. Për mendimin tim ajo që nuk kuptohet ështëqë opozita po tenton të veproje në këtë moment si një forcë shoqërore, me shumë se politike, që  ushtronpresion për instalimin e nje parimi demokratik, i cili duke qenë se lidhet me zgjedhjet e lira, AND-në e organizimeve politike, ajo mund ta advokoje më mirë se kushdo. Dallimi edhe pse duket i vështirë për t’u bërë dhe paksa kunderintuitiv, ekziston.

Lexo po ashtu:  LDK-ja dhe “Lufta surrogate” e Serbisë

Problemi që shoh unë është se në qoftë se relativizohet ky parim duke u asociuar në mënyrë pragmatiste me element të tjerë, ai mund të degradojë deri në pikën ku opozitës t’ikëshillohet të hyjë në zgjedhje me arsyetimin se pavarësisht të gjithë manipulimeve ajo do të dalë fituese, gjë që mund t’i vlejë opozitës, por jo Shqipërisë, në rast se me fitore të Shqipërisë nuk kuptojmë vetëm zgjidhjen e krizës politike që sipas qeverisë (e cila nga ana e saj bën cdo javë turin e plotë të mediave ndërkombëtare për lidhje me krimin), po na dëmton imazhin, ekonominë dhe turizmin. Prandaj unë them që është shumë më e rëndësishme sot të bëhet më simpatike kauza e opozitës, sesa vetë opozita..

Qytetarët e pa parti në fakt duhet të jenë më të lumturit për qëndresën e opozitës në këtë rrugë të vështirë, por për këtë duhet një proces ndërgjegjësimi që përfshin elementin intelektual të shoqërisë, sepse historia tregon se opozita për llogari të saj mund të arrijë sukses elektoral edhe pa e zhdukur manipulimin qeveritar me disa metoda:

1- Bashkëpunimi me banda dhe të fortë që në Shqiperi nuk shterojnë kurrë.
2- Përmes një projekti gjigand gënjeshtrash masive si ato që lëshoi Rama ne vitin 2013 dhe shtresa e arsyeshme e të pavendosurve i besoi plotësisht.
3- Përmes nje programi real dhe të besueshëm për ndërtimin e ekonomisë dhe ndryshimin e sistemit, tëngjashëm me atë të Berishës ne 2005.

4- Ose një kombinim i të gjithave

Por, nëse opozita zgjedh këto rrugë dhe vjen ne pushtet; A e zgjidh kjo problemin e zgjedhjeve dhe më gjërë, atë politik e shoqëror, edhe pse rotacioni realizohet? Absolutisht jo. Prandaj opozita duket se po përpiqet ta bëjë këtë një betejë parimi dhe jo kalkulimi për pushtet dhe për këtë ka zgjedhur mënyrën me te veshtire, atë të bindjes së shqiptarëve për të shkuar në rrugën e saj dhe jo rrugët e thjeshta për të shkuar tek shqiptarët ( Rama më mirë se kushdo na i ka treguar sa të thjeshta mund të jenë keto rrugë). Pra ne vend te karameleve që në fund rezultojnë toksike, opozita ofron ilaçe të hidhura për tëzgjidhur, përfundimisht problemin më të rëndësishëm, nënën e të gjitha problemeve, atë të zgjedhjeve. 

Lexo po ashtu:  Tri kushtet e Albinit për dialog pajtues me Beogradin

Shqiptarët në këtë rast duhet te tregohen edhe te zgjuar,edhe pragmatik dhe parimor e t’i bashkohen opozitës,vetëm ne dimensionin e saj si agjente per stabilizimin e zgjedhjeve te lira në këtë vend, që më në fund alternativat elektorale te prevalojnë nga të gjitha palët dhe tëdebatohen në imtësi, qoftë edhe me riskun që opozita tëhumb në fund. Kjo është 100 herë më pozitive se një fitore e arritur pavarësisht manipulimeve masive, pasi mekanizmi do vazhdojë te mbetet gjallë duke na sjellë prap në këtë gjendje, ku duke qenë se mekanizmi ka mbetur aty ,rotacioni pas ardhjes në pushtet të opozitave është bërë i pamundur, deri në momentin kur ato në qeveri tashmë, kanë degraduar plotësisht, apo të lodhurnga abuzimet e kanë dorëzuar vetë pushtetin. 

Për më tepër, në një vështrim realist, vetë paraqitja e njëprogrami elektoral tërësor, të besueshëm në këtë gjendje eshte nonsense, pasi edhe në kushtet e nje opozite te aftë dhe vullnet mirë, është e pamundur që të prodhohet njëprogram cilësor per ndryshimin total te sistemit , të cilit pala tjetër nuk i bën oponencë sepse e ka mendjen tek vjedhja e votave dhe jo bindja e votuesve. Thjesht nuk funksionon, është iluzion që shkon përtej dialektikës poltike.

Edhe pse nuk jam shumë i kënaqur ta them, duket se struktura shoqërore më e kthjellët në Shqipëri sot ështëpikërisht opozita. Pasi ka bërë prej 6 vjetësh një diagnostikim të imët të lidhjeve të krimit me politikën, tëpolitikës me krimin dhe të të dyjave bashkë me prishjen e zgjedhjeve, ajo e ka bërë veten kredibël në inklinimin për rrëzimin e këtij sistemi, por edhe për metodat e përshtatshme për t’ja arritur kësaj. Racionalja e menaxhimit neutral të procesit zgjedhor, përmes një qeverie tranzitore, shoqëruar me hetimin dhe zbardhjen e dy dosjave të nxehta 339 dhe 184, lë pak vend për dyshime në gjykimin tim, edhe pse objekti i këtij shkrimi nuk është kjo analizë, por ajo e nevojës për  të mbajtur të qashtër në diskutimin publik, parimin e zgjedhjeve të lira.

Lexo po ashtu:  Dalldia filoserbe në dëm të rajonit dhe pozicioni që duhet të mbajë Shqipëria në këto zhvillime

Për sa më sipër, modestisht, j’u them gazetarëve,profesorëve, intelektualëve se e kane gabim nëse në këtë moment i kërkojnë opozitës të shkojë tek njerëzit. Përpiquni të bindni njerëzit te shkojnë tek opozitapër një bashkim gjigand, sakrifikues, në emër të vendosjes më në fund të një standarti, mungesa e të cilit prej 30 vjetësh gërryen demokracinë dhe zhvillimin në Shqiperi, i cili mund të arrihet vetëm përmes një rezistence pa asnjëkompromis. 

Nëse të gjithë ne do ta marrim seriozisht këtë sfidë edhe opozita do ta ketë të pamundur të devijojë prej saj. Le ta detyrojmë të bëhet skllave e betejës që vetë e filloi, nga e cila në fund do të fitojnë të gjithë. Unë e shoh plotësisht të mundshme që shqiptarët të shkëputen për një moment nga “politika e stomakut”, për të rindezur edhe një herëëndrrën e madhe, “Ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa”. Kohët janë të tilla dhe shansi është aty!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *