Të dashur miq, lexues e lexuese, me gëzim të veçantë po ndaj me ju lajmin e bukur që pikërisht paradje, në Ditën e Alfabetit Shqiptar, dolën nga botimi dy librat e mi më të rinj poetikë:
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Shqipëria do të ribashkohet përsëri”
“Fluturat e atdheut” – libër i dedikuar fëmijëve.
Me këto dy vëllime, përmbyllen shtatë librat poetikë që kam botuar brenda pesë viteve të fundit:

- Sytë kah atdheu
- U ktheva atdhe
- Për ty Kosovë
- E bukura Shqipëri
- Për ty atdhe
- Shqipëria do të ribashkohet përsëri
- Fluturat e atdheut (për fëmijë)
Këto botime janë rezultat i një pune të përbashkët dhe dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë bashkëpunëtorët:
Shtëpia Botuese “Dardania” – Podujevë
Redaktor: Poeti dhe botuesi Rudi Berisha
Recensent: Poeti i madh i mërgatës, z. Mustafa Ismaili
Lektore: Prof. Emrije Tahiri
Dizajni & ballina: Oriola Hyseni Tahiri, studente
Radhitja kompjuterike: Shaqir Tahiri
Shtypshkronja “Shkrola” – Bardhosh, Prishtinë, me menaxher z. Naim Dushi
Një falënderim i veçantë shkon për sponsorët dhe mbështetësit që mundësuan financiarisht botimin e kêtyre dy librave për atdheun.
I gëzofshin lexuesit e lexueset këto dy vëllime të reja! .
U qofshin dritë, dashuri dhe bekim për kombin e atdheun tonë të shtrenjtë! 🇦🇱✨




