Një person që mbytet në ujë, sigurisht shkakton panik dhe jo të gjithë janë të aftë ta ndihmojnë dhe t’i japin ndihmën e parë. Janë situata të vështira që kërkojnë kurajo, por edhe njohjen e duhur të disa parimeve bazë nga ndihma e parë.
Ju sjellim disa parime bazë se si të japim ndihmën e parë në rast se dikush mbytet në det ose pishinë.

Çfarë duhet të bëjmë nëse personi ende është i ndërgjegjshëm: Duhet të përpiqemi të arrijmë personin duke i afruar një mjet ku të kapet, ose nëse është e mundur duke përdorur edhe një barkë. Në të kundërt nëse e arrini me not atëherë duhet të tërhiqni personin që po mbytet duke notuar në anën e pasme. Duhet ta mbështesni kokën e tij në mënyrë simetrike duke e mbajtur lart, gishtat mbajini në nivelin e veshëve të tij e në të njëjtën kohë duke i shtrënguar me gishta nofullën.

Nëse personi nuk është i ndërgjegjshëm ose nuk merr frymë: Duhet të praktikoni menjëherë frymëmarrjen artificiale. Në rast se vini re ndryshim të ngjyrës së të mbyturit, atëherë duhet të shfryni ajrin në hundën e viktimës (frymëmarrja gojë-hundë). Nëse jeni në ujë dhe po nxirrni viktimën, duhet të vendosni një krah poshtë kokës së të mbyturit dhe duke i mbajtur nofullën lart, ndërsa goja duhet të jetë e mbyllur. Pas të keni nxjerrë në breg të mbyturin, duhet ta mbani mbi supe. I mbyturi duhet të jetë i pozicionuar pas qafës së personit që i jep ndihmë dhe koka e krahët duhet të jenë pezull. Në rast se nuk e ngrini dot, atëherë tërhiqeni të mbyturin duke e mbajtur nga sqetullat.
Me të mbërritur në breg, ose në një vend të sigurt, kthejeni të mbyturin anash dhe jepini goditje në mes të kraharorit, në mënyrë që ti dalë një pjesë e ujit që ka hyrë në mushkëri. Po ashtu mos harroni edhe masazhin kardiak (në rast se nuk ia ndjeni të rrahurat e zemrës)

Çfarë nuk duhet të bëni: Gjatë operacionit të rikuperimit të të mbyturit mos lejoni asnjëherë që ai të kapet pas jush, ose personit që po i jep ndihmën e parë në ujë. Kujtoni gjithnjë shprehjen “i mbyturi të mbyt” pasi instinktivisht ai mundohet të kapet pas çdo gjëje që mund t’i vijë në ndihmë.

Lexo po ashtu:  Si ta hiqni qafe depresionin nëpërmjet mënyrës si merrni frymë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *