Ky rrëfim është nxjerrë nga libri “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”

Atë e kanë ndarë nga kolona, njëjtë sikur se edhe shumë gra të tjera. Paramilitarë serbë i kanë marrë femrat më të bukura dhe i kanë vendosur brenda shtëpive të braktisura. Dy muaj e gjysmë ajo kishte bashkëjetuar me një paramilitar. Nuk ia di emrin, por thotë se sot është në gjendje ta vizatojë. Në kohën sa nuk kishte qenë aty, paramilitari e kishte mbajtur të mbyllur në dhomë. Në dhomat tjera kishte gra të tjera që po mbaheshin ngjashëm. “Në fillim rezistojsha mandej u dorëzova krejt”, rrëfen dëshmitarja. Ajo tregon se si serbi i jepte edhe komplimente, derisa pinte qumështin që dilte nga gjinjtë e saj.

Rrëfimi në veten e parë: Ju shqiptaret jeni të mira

H.H

Unë jam prej një familje të varfne. E kom pasë babën edhe nanën, jemi konë edhe pesë fëmijë. Dy vllazën e tri motra, unë jam ma e vogla. Kur i kom pasë tri vjet t’plota m’ka dekë baba, nana m’ka rritë jetime. Na ka rritë nana me punë t’dorës edhe na ka rritë me shumë hjeka. Me vështirësi na ka shkollu deri në klasën e tetë.

Shkollën fillore e kam kry edhe kom mësu fort mirë. Fort kom mësu mirë, por për shkak se nana s’ka pasë ma shumë munësi mqe m’ndihmu. Edhe jom regjistru n’shkollë, e kom marr provimin edhe nuk kom mujtë me shku për shkak t’kushteve. Kur i kom bo plot 18 vjet, m’kanë feju e martu me nji burrë, të cilin nuk jom kanë dakort edhe vetë me e marrë për shkak se unë jam kanë shumë e re, ai i ka pasë plot 40 vjet.

Me vllazën e motra kom kalu mirë. Me vllaun e vogël kisha dëshirë me shku’shkollë… Dy vjet i kena pasë ndërmjet. Unë jom kanë ma e vogël, ai o kanë ma i madh. Vllavi i madh tani osht pak… qysh…s’po di qysh me t’thanë, për shkak atëhere ju jepshin drejtë ma shumë djemve me i shkollu se çikat. Tani atij i ndihmojshin me veshëmbathje edhe pse o kanë ai ma i dobët e unë jom kanë ma e aftë e ma e zgjutë. Unë gjithë e kom pasë suksesin, pesëshe e katërsha, gjithë i kom pasë. Edhe pse ia merrsha midisat e fletoreve t’shoqeve. Ato shoqet taman thojshin, “Hajde, hajde t’i japum na e bone ti nji fletore, e shkruj ti me neve e mëso ti me neve”, se s’kom pasë as çantë, as fletore as… E jom kanë gjithë diqysh kryeulur për shkak t’skamjes. Edhe… Kom punu me nanën gjithë, i kom ndihmu nanën për çdo sen. Kena pasë tokë, lopë, qishtu gja, pula, a pare nuk kena pasë hiç. Tesha edhe pare kryesorja, vetëm nuk e kom lanë shkollën kurrgjo vetëm se jom fillu… deshë. S’kom pas qysh me shku. S’kom pas as çka me shti bre n’kamë. Dathë e deshë edhe jom shkollu, edhe e kom dhanë provimin edhe krejt edhe nuk kom mujtë me shku.

Nana o kanë qaq e zoja sa që sot e atë ditë përmendet për marifet, për t’mirë, për zojë. Vllaznit kanë qenë t’përdorshëm po disi si janë rritë jetima, si t’shkelën, si kokëulur, si t’strukur kemi qenë na t’gjithë. Se une me atë bukuri që e kom pasë e më atë zgjuarsi që e kom pasë, unë kom mujtë sot me arritë edhe ma nalt se me kanë n’qeveri e me kanë, ku ta di une. Nana m’ka jetu… dy vjet masi m’ka martu. M’ka vdekë kur i kom bo 20 vjet, m’ka vdekë nana. Nana… ka ardhë dikush, t’ka pa familje e mirë, punëtore, e i ke nga nanës tane. Punojsha tani me nanën teme, gjithë e heshtur. I ndihmojsha me punë dore, i ndihmojsha me punë t’shpisë gjithë. Tani kush si thojke, ai i thojke “Ta marrë unë”, edhe ai, “Ta marr unë”. E pat edhe problem aty nana se shumë u ngatërrunë. Se thojshin “Hina na edhe e marumë mrena me zor se osht shumë e mirë, osht shumë e vlefshme”. Tani nana e gjet kta 40 vjet edhe ky e kish pasë grunë, i kish vdekë gruaja edhe mu nuk më tregunë hiç. Në mbramje erdhën, bisedunë, “Ma mirë osht me u martu, ai ka pare, ai ka… t’man, ai…”. Ma mushën menjen mu, unë isha e re. N’fund t’fundit ky burri jem tha, “Unë edhe e çoj n’punë, e shkolloj” e kështu, kështu, ma shkurt, m’fejunë. Tre mujë ditë, tani m’martunë. Ai 40 i kish.  Unë i kisha 18. Kom pasë qeiz, kom pas shijana me vek, kom pas… edhe sot, me dashtë me ia menu, punojmë n’vek, tana veket i punoj.

Kanagjegji ka qenë nji natë. U tubojshin t’shtunën çikat. Këta qitshin shaminë kishe me kajë. Uh, uh, uh {përshkruan vajin me zë} me ba. Edhe vijshin, bojshin përhajr t’nesrit. Po, burri e pruni kanën, nana e maroi. Tani motra e madhe e majke kështu, e u dufke me u ngjit e me i lanë gishtat në stenë e me ja ngjyrosë krejt atyhit thojtë me kanë t’kuqe.

Detyrimisht nuk e ke pas me kajtë po u duhke me bo “Uh, uh, uh”, po qe kur t’vijshin shoqet, e t’vike dikush i yti edhe kajshe me za.

 Diellen n’mëngjes tani t’ndreqke nji grue… ktyneherë s’ka pasë frizerka kështu e nji çikë e re, ose nji gru ma e moshume vike t’ndreqke pak, ta ngjitke duvakun, dimitë…

M’lindi tani mas nji viti m’lindi djali. M’lindi çika, djali edhe nji çikë. Të tretë, nja mas nja.

Me burrin shumë mirë. Më ka ardhë mirë që m’ka këshillu mirë. Burrin e kam t’mirë. Burrin e kam shumë t’mençëm. Edhe e  kom pasë edhe për uratë shumë t’mençëm, shumë t’naltë, shumë t’zotin, shumë t’aftë edhe pse o’ kanë i vjetër. Nuk kom pasë kurgjo problem me ta për shembull…

Shumë mirë e kom kalu. Shumë mirë, sot vjehrra nanë m’daltë. E du vjehrrën shumë, e kom dashtë shumë kunatën, kom kalu shumë me ta. Sa që fëmija e kunatës, “Nanë” sot ma bojnë, apet, sa i kom ushqy si ata si t’mitë. Jon kanë shumë nji familje e ngushtë, e afërt, e dashtme. Me mu s’kanë pasë problem kurrë. Jom kanë e plotë, e kom ndëgju burrin se çka m’ka thanë.

Lexo po ashtu:  Maqedonia ndalon importin e patateve nga Serbia

Lindjet i kom pasë me kohë. Çikat i kom lindë të dyjat në shpi, e djalin e kom lindë n’spital. Djalin më kanë çu në spital për shkak t’sigurisë, se edhe djalin e kisha lindë n’shpi. E çikat i kom lindë n’shpi, n’mbramje. Gjithë ditën kom nejtë me dhimtë, i kom ndihmu burrit me maru beton me meshalicë. Madje, kur ka ardhë dhetë t’natës kom gatu për darkë, kallabllëk. Katër tepsia i kena qitë se vishin edhe bija edhe ish familja e madhe. Edhe në magje, kur m’rrokshin dhimtë, u rroksha për magje. Rrisha, rrisha deri sa mu nalshin. Kur mu nalshin i t’hollojsha kuleqët e tap, e tap, e tap, e tap i bojsha tepsijat. E kumullor kena qitë qat natë, s’e harroj kurrë. E ia kena shti petën e kumullorit, e kom la, e kom kallë shporetin me dru. Ma së zorti m’vike me i shkurtu drutë, i shkurtojsha drutë. E tani burri jem thojke, “S’po dijshe ti kurrë me sharritë drunin me sharrë” a din. Unë thojsha, “Une kurrë s’kom sharritë, s’di”, e u mësova me pykë tani me ça drunin, lanën. E marojsha njihere pykën, e ia bojsha kështu me sakicë, tani i mshojsha pykës edhe u çajke druni, po! E i qita ato tepsija, katër tepsija, kur i bona edhe hangra darkë. Erdh vjehrra jeme tha, “Aiii sa hangre darkë ti, sa hangre, gjysë tepsie e hangre. Kurrë s’ki me lindë sonte” Thashë, “Ani mirë” hiç s’i bona za. Jam kanë shumë e qetë, shumë durueshme edhe pse edhe sot jam qashtu. Kur ajo vjehrra shkoi n’sobë, kunata shkoi në sobë të vetë me ra me flejtë, vjehrra shkoj n’odë me e kqyrë televizorin, n’fund t’oborit, oda. Mue më rrokën dhimtë edhe e përgadita krejt, jom kanë e zoja. E bona zhiletën, zhiletën e re me ja pre kthizën, penin e kuq t’bebës.Peni o dashtë me kon i kuq. E përgadita edhe nji qebe te dera e dhomës. Edhe nji najllan e shtina nër qebe për shkak të sigurisë, u ula n’dy gujtë, i mshova barkit me dy duar ving edhe m’dulë. Kurrkush hiç aty. As edhe 20 minuta nuk ka ardhë kurrkush. Edhe jom avitë, e kom çelë në dy gujë mbi bebë, e kom çelë derën pak edhe kom thirrë. Thirr, thirr, thirr, hiç. Njëmbëdhetë i natës. Thirr, thirr, thirr. Tani nji çikë e kunatit o kanë n’odë me vjehërr teme, e kur o ardhë tha, “Valla kish lind inxhja!” “Ku kish lindë more? Ajo tha se se s’kam me lindë sonte”. Tani erdh burri, m’kqyrën, rashë edhe flejta, e mora bebën ngat. E vjehrra tha, “E çka me bo tashti?” Thashë, “Jo une e di çka me bo”. M’ka mësu nana jeme, m’msojke, e mora ia lidha kthizën mirë me pe t’kuq, ia prejta edhe i mshova apet barkut. Beba qatu. Edhe m’ra ani mbi bebë. Ani i fmisë. Edhe thirra, e mora nji copë xhemperit edhe u vesha. I vesha brekët edhe e vesha nji copë t’xhemperit edhe e shtina këtu. Edhe u vesha, u pucita ding ding këtu e këtu, drejt u çova n’kamë. E mora bebën e lajta n’koritë. Nji koftorr e kom pasë, e e kom qitë nji kofe t’vogël n’koftor. E lajta bebën, e qita me flejtë edhe shkova e mora do tamël, u çova vetë. Tamli ish në kuzhinë. E i lajta durtë mirë e mirë, si sot m’u kujtohet. Edhe e mora e vlova tamlin mirë, e pita nji gotë tamël. Edhe u munova me i dhanë djalit gji por nuk ma merrke fill. Atëhere shkova e prita, prita deri n’sabah me i dhanë. Thojsha mos po m’vdes djali, nuk mujsha me flejtë. E ia lashë kogja gatë kthizën. Veç ngat ia lidha e knej ia lashë. E ia hjeka krejt gjakun e kthizës, ia pastrova mirë. Nanën e kom pasë shumë t’zgjutë, nanën e kom pasë shumë t’aftë për familje. E rahatova, u çova n’mëngjes, i lajta sytë, i lajta durtë, i shtina kaftjallin, bukët, me e bo bukën. Ato vjehrra e kunata anej flejt janë kanë. S’jonë qu hiç, ato qohen kah n’nantë, dhjetë, e ti bon çka t’dushë. Dy fëmijë i kom lindë në shpi, por për djalë m’kanë çu n’spital… Qysh po thom une, prej akshamit m’kanë çu n’spital se për shkak të gjinit. M’ka ardhë gji shumë. E djalit kom menoftë…

Qaq t’teprumë për shembull e kom pas kujdesin për fëmijë, unë nashti nuk kom pas çare, por fmija para meje nuk janë çu kurrë. Unë jam çu para fëmisë. Ja kom përgaditë çdo sen, veshjen, mbathjen edhe me pasë gjet fmija dikun, e kom la e kom kepë, e kom ndreqë sa qi kur o dalë ma ka bo, “A ma jep ta veshi?” dikush, atë teshë që e ka marrë n’kontinier, n’bërllog. E ia kom bo atë teshë e e ka veshë. Bile m’kujtohet, drejtësia e Zotit, po e kallxoj, nji kojshike e çikës ma t’madhës, e o shku ia ka lypë nji xhemper e ka veshë. Ajo e kish vllavin n’Gjermani e ajo çika e veshi njihere, e kur u bo e dyta ditë erdh e ia murrë atë xhemper. Tani çika jeme gjithë shkojke me lopë. Ia lshojsha tri fëmive nji lopë e shkojshin atje para dyerve t’atij kojshisë. E kur o ardhë Shën Gjergji, ajo i ka tubu teshat edhe e ka gju atë xhemperin që ia kish pasë veshë çika jeme. Po ia kish hangër mini dikun, e tani e ka pru çika n’shpi. E tha, “Oj nanë, kuku kqyre xhemperin e mirë ia kishë grisë mini” Thashë, “A po a?” Tha “Po!” E ia kom ulë n’sodë e prej marakit edhe n’shampon e laj, e laj, e nji qind herë ia kom la, ia kom bo qysh me thanë, as e reja s’u kanë ma mirë. E ia kom marrë e ia kom kepë mirë, e kom ndreqë. E kur o ardhë dita me shku n’shkollë, t’hanën o’ shku çika e veshne e mathne.

E kur o ardhë puna, ajo çika i ka thanë, “O sa t’mirë e paske qet xhemper?” Thotë, “Po valla e kam”. Kjo a e din, gjithë kokëulur se o kanë asi… Kur mas dy-tre dite po vjen ajo çika, “A ma jep qat xhemper se po du me shku me nji dasëm?”. Çikës teme po ia lypë qat xhemperin.

Lexo po ashtu:  Kurti i ashpër me Serbinë: Ndaleni ofensivën, nuk lejojmë të na nëpërkëmbëni vullnetin

Kjo çika jeme si ka thanë se e ka marr n’bërllog hiç, por e ka ble, e ka ble xhemperin. E katër vjet e ka veshë kjo çika atë xhemper, e o shku n’shkollë edhe e ka kry shkollën me atë xhemper t’grisun. E nuk o ditë se o kanë i grisun se ia kom ndreqë mirë, e ia kom ngjitë nji copë aty, kishe se e ka nji lule këtu. Ia kom hjekë nji vinjakut edhe ia kom ngjitë këtu.

Me bashkëshortin tre fëmi i kemi rritë edhe pse jo fort kushtet e mira por, mirë, jena ballafaqu me to. Por nji kohë filloi njifar keqësimi i situatës. Nji periudhë e para luftës… ish shumë e zorshme. Vetëm rrijshim tu i ndëgju se çka po bohet atje, çka po flitet. Përpara o kanë shumë vështirë që ka qenë shkitë në Kosovë. Na kemi jetu me ta edhe kemi përjetu nji tmerr prej tyne. Ma vonë tani, kemi qenë nëpër shkolla, fillojnë shkollat që të helmohen nxansat…Edhe fillunë djemtë e ri që t’i marrin ku t’i gjajshin, diçka për nji fjalë ose për nji t’shkrume n’dërrasë t’zezë nxansat i majshin, i rrehshin, i malltretojshin. Nuk guxojshim me dalë në rrugë t’lirë, çdo sen e kena pasë t’kufizune prej tyne, prej shkijve. Edhe ditë pas dite, në vitet e ’90-ta, veç filloi…Rrugëtimi ishte gjithë me malltretime rrugës. Edhe ditën e Bajramit ma kanë malltretu burrin. Tu shku n’xhami i kanë dalë përpara. N’vitet ’90-ta, herët ka fillu lufta. I ka thanë, “Nëse doni me shku n’xhami, bini çdo njani ka dhetë euro”. E këta me traktor kanë shku, janë zhdrypë prej traktori edhe i kanë lanë njani për tjetrin ka dhetë euro krejt, e jau kanë marrë dy-tre qind euro, janë shku e kanë falë Bajramin edhe janë kthy. Këta edhe kur janë kthy, apet i kanë nalë e i kanë plaçkitë rrugës.

Atë ditë që ka krisë lufta, nisën të shtënat u kallke flakë. Atje në fshatin tem gjujshin po… Gjithësecili i frigumë, te shoqi shkojshim, kqyrshim, ngojshim. Kur u errsu nata, kanë fillu me gjujtë n’fshatra, gjujshin, i kallshin, hijshin i kallshin shpijat, i kallshin gjajat edhe filluan t’mysin njerëzit. U nijke, u myt filani, u myt filani edhe na e parapamë, për me dalë prej shpijave. Vendosëm me burrin edhe fmitë edhe krejt fshati u organizumë edhe thamë po dalëm me nji mal, po dalim me nji tunel diku.

Dy ofenziva. Dy here jena dalë prej shpijave, dy here jena kthy dimrit. Tani ’99 pranverë për t’dytën herë jena dalë. Edhe kemi përjetu nji tmerr. Kemi shku n’fshat, aty n’fshat na ka ardhë policia e na kanë marrë. Jena kanë afër 1500 gra a ma shumë. Vetëm gra edhe pleqë edhe fmi që jem kanë.

I kanë zgjedhë krejt gratë e mira, krejt çikat e reja edhe i kanë çu me ni fshat tjetër. I kanë marr edhe sot e kësaj dite nuk dihen disa ku janë. Disa kanë ikë, disa janë mytë, disa janë hupë…

N’kolonë jena kanë. Veç t’ka marrë, kap për krahi edhe t’ka shti mrena. Tjetrën, tjetrën, tjetrën…se rreth shpijave…Me kerre, me gjipa ishin policia. Edhe unë jom kanë ndër ato gratë edhe kom përjetu 22 ditë, kom nejtë me nji dhomë e mbyllne. 22 ditë kom nejtë me nji dhomë.  M’dajtën. M’dajtën prej familjës edhe m’kanë marrë edhe kom përjetu nji tmerr. E kom hangër deri mishin tem, se kom nejtë mshelë pa dyer e pa dritare. Me i pa me sy i njoh, a emrat jo se janë rujtë prej neve, nuk ua kam ditë. Edhe vetëm n’mbramje ka ardhë deri n’mëngjes ka nejtë. N’mëngjes ka dalë apet deri n’mbramje ka ardhë, 22 ditë.

Janë kanë me shirita t’kuq t’lidhun  në krah, kapuça t’zi kanë pasë në kry. Tesha t’zeza kanë pasë.

Alltija kanë pasë, automat t’shkurtë kanë pasë. Sot e përjetoj, muj me e vizatu njerin.

 Njeri i njejtë edhe nuk o dalë kurrë. Gjithë qai i njejti o ardhë, i njejti o dalë. Ka qenë shumë vështirë. S’muj me paramendu. Vdekja nuk osht kurrgja. Kurrgjo s’osht’ vdekja. Për shembull, e ke pa dekën me sy e s’ke mujtë me vdekë. Aty edhe veten nuk ke mujtë me e mytë. Kom tentu edhe s’kom mujtë me e mytë vetën se për shkak të shumë tmerreve që na kanë bo. Deshë krejt, cullak, m’ka mshu n’krejt trupin, m’ka mshu krejt…krejt, krejt vred. O bo dy vjet s’u bo trupi prej dhamve, prej lëndimeve t’marra.  N’fillim kom rezistu boll, masanej ma jom dorëzu. Kom marrë, m’kanë dhanë infuziona, m’jepke bukë me hangër…Ai, shkavi vetë. N’aksham e bike njerin, ma bike infuzionin. S’folke me mu, as që folshin serbisht. I kom kuptu krejt.

Shpi ka qenë. Odë ka qenë. Odë e burrave. Ka pasë gra tjera në dhoma tjera. Plot. Krejt oborret plot, u nijke piskama. Gjithë natën, gjithë ditën. Ka pasë çika t’reja, ka pasë gra t’moshume, ka pasë…tmerr o kanë. Të izolume midis mali jena kanë. Se veç Zoti na ka ni se s’ka pasë kush që munët…Je dorëzu deri sa ka ardhë vakti për me na liru. Ata nuk na kanë tregu neve. Na kanë lanë mshelë aty edhe veç kanë ecë tenkat. Na nuk e kena ditë hiç, veç u shukatë. U shukatë para sabahit, u shukatë. U nal, as ushtima as kurrgjo. E kom çelë kadal dritaren edhe kom kcy prej dritares. Edhe kom dalë edhe kom ec, kom ec, kom shku, por nuk pata fuqi me ec edhe jom ra n’arë edhe kom nejtë. Janë ardhë dy vetë. Ata i njoh, ata njerëz. I falënderoj shumë edhe kanë thanë… “Çka ki, a je e plagostë?” Thashë, “Po, jam smutë, e plagostë”. “Kush t’ka pru këtu?” Thashë, “Jam smutë, veç do ujë a ki me ma japë?” Kanë shku kanë marr ujë ata n’fshat aty dikun edhe ma kanë dhanë do ujë edhe lajmërunë, “Kush je, tek je ti?”, tani kon kah po enen. Thanë, “U bajtën ato tenka qanena edhe na ecëm knena”. E morrën nji kali edhe nji kerr edhe m’kanë qitë n’kerr n’kali para durve. M’kanë qitë edhe m’kan çu te nji shpi. Aty janë munoftë me m’dhanë me hangër, m’i kanë la sytë, m’kanë nimu. Aty ishin kanë dy gra, atëhere m’kanë vetë kush, tek. Mas nji kohe e ka marrë burri e ka lajmru burrin, e ka mushë traktorin edhe e o ardhë e m’ka marrë n’traktor t’shtritë.

Lexo po ashtu:  Konjufca: Raporti mes Kosovës dhe Serbisë është më i keq se raporti mes Ukrainës dhe Rusisë

Kanë ardhë nji shoqatë italiane t’nesrit n’mëngjes edhe m’ka kqyrë aty. Tha, “Kjo nuk bon me jetu këtu, duhet me e çu jashtë diku se ja ka nisë me e hangër gjakun e vetë, me e pi”. E ka tejkalu ma, veç skeleti, insani dhe mish…mish hiç. “E ka hangër mishin e vetë, ma s’ka kjo”. Tani burri i kish gjetë fminë, i kish marrë fëminë. Djalin e kom pasë t’plagostë n’kam prej copës t’granatës. E i kish pasë marrë burri fmitë e e kanë ditë që unë jam e mytne, e hupne, e vrame. E tani kur kom ardhë, tani kanë arritë fëmija. Por tani as me e çu dorën përpjetë, as hiç. E shumë jom ligë, e qaty m’ka dhanë ndihmë ajo shoqata. Kanë thanë me çu n’spital e n’spital kom nejtë katër ditë, a pesë. M’kanë dhanë infuzione kurrë pa ndërpre. N’spital t’Pejës. M’ka ndihmu spitali mirë. Kom marr pak veten, u çojsha vetë u ulsha. Edhe ma kanë asishë trupin, ma kanë dezinfektu se krejt kështu… tani krejt m’kanë fërku fund e kry, me kamë e me trup e me krejt. Tani mas nji kohe e kom pasë nji operacion n’anë t’fmisë për shkak të infekcionit t’madh. E kom gjysën e anit t’fëmisë e kam t’hjekët. Qajo m’ka diktu tani gjithë kom pas traumë shumë. N’errësirë s’guxojsha me dalë, traumë. Me nejtë mbi shporet s’mujsha me bo bukë. Tani m’kanë ndihmu fmija, m’kanë dhanë me hangër, me pi. Kom nejt nja katër vjet. Tani tu e marr vetën, tu e marrë vetën. Kom deshtë s’di sa herë me e furë vetën. Kom tentu me e mytë veten dy-tri herë. Kom pi njihere domestos e m’kanë kalu fmija edhe nuk kom pi shumë, se thojsha veç gjallë mos t’jam hiç ma. Tani m’kanë çu n’spital. Kom nejtë nji muaj e ma shumë. Sot e atë ditë kam probleme me lukth.

Atje ka pas shumë gra po skemi mujt me folë. Se në dhoma vetë. I ndrrojshin bravat.

 E ndrrojshin e çelësin kap e shtike n’xhep, “Rri ti aty”, thojke. I njejti person çdo ditë.

Secili ka pas punë veç me nja. E zgjidhke ma t’mirën, ma t’zojën t’cilën ish, masanej s’e lshojke. Ai tjetri e merrke tjetrën, e ai tjetri tjetrën…kish boll. E bike bukën n’sabah, t’jepke me hangër…Gullash, bukë. I qitsha do krypë kështu se s’fleshja kurrë. E te kalova gjumin, kurrë, kurrë, kurrë. Edhe sot kam problem gjithë me gjumë. E qitsha do krypë edhe kështu e ngjyjsha, e lypsha, tani e pijsha ka nji gotë ujë për shkak me flejtë. S’mujsha me flejtë. Dhunë edhe ditën vike edhe n’mbramje deri n’mëngjes. Mos të provoftë Zoti kanë me çka na ka provu neve.  T’dhunojke me zor deri sa t’lodhke sa s’mujshe mu çu n’kamë tua… Spo di çka me thanë. Zgjatke 20 minuta, 30 minuta, qysh asish. Apet, apet, apet. Bojke vaki deri n’mëngjes katër here, tri here deri sa… Ditën dilke, tani çka po di unë kah shkojshin, apet vishin.

Qashtu 30 vjeçar, qashtu n’moshë. Veç fjalë t’mira gjithë folke. Thojke, “Ju shqiptaret jeni t’mira, jeni t’ambla, jeni qashtu. E keni tamlin e gjinit t’amël”. E unë e kom pas djalin n’gji. M`i thithke gjitë… Na kena përjetu nji tmerr. Unë nuk e di çka jonë t’u bo, a qysh jom t’u e përjetu kta, qysh mujnë me nejtë aty n’karrikë çka kem përjetu na. Qysh mun ai me nejtë n’karrikë. Qysh mun me nejt ai me u errësu akshami pa nji ndihmë për neve. Unë sot bukë noshta s’kam n’shpi për iftar me hangër. E qysh mun me përjetu ai këtë tmerr që e kom përjetu une e ai rrin n’karrikë e e merr 2000 euro rrogën.

Mas lufte ka qenë një jetë shumë e randë. Kom trokit n’derë t’çdokujna. S’kom gjetë kurrëfarë mundësie përveç n’KRCT. Ju kom lutë t’gjithëve, çdo shoqatë, çdokun kam lyp ndihmë, i kom tregu t’vërtetat t’gjitha. Kam edhe dëshmitarë, e kam burrin dëshmitar, i kam edhe shoqet dëshmitare që i`a tregojnë qeto…nashti edhe unë jam e ngarkume shumë e nuk i di krejt. Ka si shoqja jeme që i`a tregon edhe ma kthjellët qeto çka kena përjetu e çka kom përjetu unë.

Burrit, i kam tregu vonë, ma vonë. A burri m’ka pa mu kur m’kanë marrë. Ai o kanë n’mal, m’ka kqyrë. Ka thanë, “Unë t’përkrahi ty se edhe unë nuk kom mujtë me t’nihmu kurgjo. T’kom pa edhe qysh t’ka marrë edhe sa je ballafaqu ti me ta edhe nuk t’kom ndihmu ty kurgjo edhe duhet me t’përkrahë ty n’çdo aspekt”. Edhe m’përkrah deri sot.

Kom fillu me tregu. Kom fol me shoqe, tani kom fol me shoqatën. Deri sa s’kom tregu hiç, jom kanë shumë ma keq. Nja katër vjet s`kam tregu. As nuk kom folë me bashkëshortin. E dijke bashkëshorti, por nuk mujsha me ia spjegu. E kom nejtë shumë, s’kom folë me kërkan hiç. Gjithë tanë thojshin, “Kjo osht e smutë”.  M’u m’brejke qajo se unë nuk isha e smutë. Unë e kuptojsha por m’brejke qajo mu gjithë më ka prekë. Por s’kom pasë çka me bo, ajo o ba pa dëshirën teme.

Fuqizuar nga: Integra dhe forumZFD

Në bashkëpunim me: KRCT

Mbështetur nga: RBF, MOTT, BMZ dhe UN Women.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *