Është ndarë nga jeta sot më 23 prill 2026 akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar Rexhep Qosja.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit është zhvilluar në praninë e anëtarëve të ngushtë familjarë.
Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje, ndërsa familja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

Në njoftim, familja ka kërkuar që privatësia e tyre të respektohet dhe t’u mundësohet të mbajnë zi në qetësi.
amilja ka bërë të ditur gjithashtu se, me vullnetin e Qoses, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe nuk do të ketë pjesëmarrje në organizime institucionale.
“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi”, ka shkruar nipi i tij.





