Vështirë “të mbijetosh” në verë vetëm me një të aplikuar deordoranti në mëngjes ! Sado ta përdorni gjatë ditës, gjithmonë do t’ju duket sikur mbani erë djersë e ndoshta shqisat nuk ju gënjejnë. Veshjet e ngushta, temperaturat e nxehta ju bëjnë të djersisni disa herë gjatë ditës ndaj ju duhet të ndiqni këshillat e mëposhtme që ju jep Living në mënyrë që të qëndroni të freskët gjatë gjithë ditës.

Aplikoni antidjersën përpara se të shtriheni në darkë.
Thajeni mirë lëkurën përpara se të lyheni me deordorant. Mund të përdorni një larës kundërbakteral . Ky produkt mund të vrasë çdo bakter që ndodhet në lëkurën tuaj përgjegjës për aromën e pakëndshme. Mund të përdorni gjithashtu dhe dezinfektantin e duarve në mënyrë që sqetullat të qëndrojnë të freskëta gjatë gjithë ditës.

Nëse mendoni se djersa juaj është tepër e fortë në darkë gjithashtu mund të përdorni pak alkool të bardhë si vodka për të sterilizuar këtë zonë.

Lexo po ashtu:  Ky është pozicioni ideal i gjumit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *