Kroacia është në bisedime me Suedinë dhe me Shtetet e Bashkuara për të blerë avionë luftarakë për të modernizuar forcat ajrore, tha sot ministri i kroat i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviq.

Zagrebi ishte afër një marrëveshjeje për blerjen e avionëve luftarakë F-16 nga Izraeli, por Izraeli e informoi Kroacinë se nuk do t’i shiste avionët meqenëse nuk siguronte dot aprovimin nga SHBA, shkruan Reuters.

“Ne jemi në bisedime me Suedinë dhe SHBA-në dhe shpesh do të informojmë publikun në momentin kur të kemi një informacion konkret”.

Kroacia i është bashkuar NATO në 2009 dhe Bashkimit Evropian në 2013. Forca e saj ajrore aktualisht ka vetëm avionët rusë MiG 21 të cilët i takojnë kohës së Jugosllavisë por vetëm disa prej tyre funksionojnë.

Lexo po ashtu:  Ministria e Lekajt pagoi 156 mijë euro për 32 zyrtarë që nuk shkuan kurrë në punë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *