NUK..
Nuk i buzëqesh mjegullës
për qejf të ujkut, as të dhelpres.
Nuk mallkoj rrugën që s’pati ura,
deshta dhe i dua kasollat
aq sa edhe kullat …
Shtegun e shkurtër kurrë s’ e zgjodha.
Si breshka nuk hapërova,
as si lepuri nuk vrapova…

Jusuf Zenunaj, Dilbeek, më 22 maj 2019

Lexo po ashtu:  Transferta parash dhe blerje online, shikoni risitë e reja të WhatsApp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *