Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës PDK dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK kanë njoftuar se do të jenë sot të pranishëm në sallën e Kuvendit në orën 11:00, orar në të cilin kanë kërkuar zyrtarisht vazhdimin e seancës konstituive.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Të dyja subjektet opozitare i kanë bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të thërrasë punimet e Kuvendit në këtë orë për të vijuar me procedurat e mbetura pezull.
Mbetet për t’u parë nëse kryesuesi do ta pranojë kërkesën e dy grupeve parlamentare për zhvillimin e seancës në orarin e propozuar prej tyre.





