Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kosova e Hamit Kokalarit

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Historia e dhimbshme e intelektuales Musine Kokalarit është shumë e njohur për publikun shqiptar. Më pak e njohur është ajo e vëllezërve të saj: Vesim, Muntaz dhe Hamit. Dy të parët u vrànë kur “nacionalçlirimtarët” komunistë hynë në Tiranë më 12.11.1944 me lista vdekjèsh në dorë. Armiku i tyre kryesor ishte shqiptari i ditur, njerëzit e ndershëm të këtij vendi.

Ata ishin njerëz të dijes e kulturës. Pasioni mbi librat ishte bërë motivi kryesor i jetës së tyre. Kjo gjë shihej te librari “Venus” dhe mesagjeria e shqiptare.

Muntaz Kokalari, tre ditë para vrasjes pa gjyq, në një letër dërguar zonjës Makbule (bërë e njohur nga studiuesi Uran Butka) shkruan qartë se ishin në “rrezik nga bashtua” (Enver Hoxha), “thjesht për arsye personale”. Hoxhën ai e përshkruan si “përbindësh, tinëzar, hakmarrës, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar”, i cili donte t’i zhdukte gjirokastritët sepse ia dinin “sa i vlente lëkura”, sepse “jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove, etj”.

Lexo po ashtu:  Përvjetori i botimit të “Alfabetares së gjuhës shqipe”

I vetmi vëlla që ngeli gjallë nga vëllezërit Kokalari ishte Hamiti, gjyshi i Albës, eurodeputetes shqiptare që u zgjodh së fundmi në Suedi. Në vitin 1943, në kohën kur “nacionalçlirimtarët” e drejtuar nga Dushani Mugosha e Miladin Popoviçi kishin hallin e “vëllazërimit me popujt vëllezër të Jugosllavisë”, Hamiti botonte librin e tij, “Kosova-djepi i shqiptarizimit”, frymëzuar nga një aspiratë që u bë realitet në vitin 1999 nga SHBA dhe NATO.

Libri kishte një strukturë të thjeshtë, bazuar i konsiderata historike dhe etnike, nëpërmjet hartave, dokumenteve e shifrave; veprimet shkombëtarizuese kundër shqiptarëve; kolonizimin jugosllav.

Në anekse të librit citohen autorë të ndryshëm vendas e të huaj.