Sjelljet e shëndetshme që në moshë të re, kanë një ndikim shumë të madh gjatë gjithë jetës. Megjithatë në stade të ndryshme duhen ndjekur stile të ndryshme jetese. Të gjithë e dimë se kur një femër arrin në të 30-tat duhet të kujdeset më shumë për veten dhe shëndetin, për të mos pasur probleme të zakonshme që lindin me moshën. Prandaj për të mos hasur të tilla shqetësime duhet të ndiqni disa këshilla të vlefshme, të cilat çdo grua duhet t’i ndjekë kur arrin moshën 30-vjeçare.

1. Stërvituni sa më shumë dhe gjeni një ushtrim që ju kënaq.
2. Pini sa më shumë ujë, sepse do ju ndihmojë të humbisni peshë dhe të përmirësoni humorin tuaj.
3. Hiqni dorë nga duanpirja, sepse ky ves rrit rrezikun nga prekja e kancerit të mushkrive.
4. Mësoni si ta vlerësoni dhe doni trupin tuaj në çfarëdolloj forme.
5. Mësoni si të gatuani disa gjellë të shëndetshme.
6. Mësoni më shumë për historinë e shëndetit të familjes suaj, sepse doktori do e ketë më të lehtë të trajtojë problemet që mund të keni.
7. Punoni për qetësinë e mendjes.
8. Merrni sa më shumë vitamina nga ushqimet që konsumoni.
9. Kujdesuni për shëndetin mendor.
10. Kufizoni kohën që shpenzoni duke parë televizior, sepse jeni të rrezikuar të shtoni peshë nëse kaloni shumë kohë përpara ekranit të tij.

Lexo po ashtu:  Pija "mrekullibërëse" që pastron enët e gjakut dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *