Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

𝐒𝐢 𝐤𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐮𝐫?
Sapo u zbulua qëllimi (elaboarati) fashist i Akademikut serb, Ivo Andriq, kundër kombit shqiptar, pasoj një paknaqësi, frikë, urrejtje dhe zhgënjim në mesin e disa intelektualëve patriotë shqiptarë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në këto situata të rënda të kombit shqiptar, Esat Mekuli nuk rrinte i qetë, intelektuali shqiptar reagoj, kundërshtoi dhe rrezikoj burgim dhe likuidim fizik nga politika nacionaliste serbe të ish-Jugosllavisë.

Sot MekuliPress ju sjellë në vëmendje lexuesve dhe studiuesve polemikën e guximshme dhe largëpamëse të poetit të madh shqiptar Esat Mekulit, i cili përmes një poezie të botuar fillimisht në gjuhën shqipe në Prishtinë, në vitin 1979 në revistën “Jeta e Re”, pastaj edhe në kroatisht në revistën “Forum”, të Akademisë së Shkencave Jugoslave në Zagreb, më 1980, shpreh kundërshtimin dhe zemërimin e tij ndaj nobelistit serb Ivo Andriq.

Duke lexuar tekstin e një dokumenti nga viti 1939, i cili u publikua tash vonë, të shkruar nga Ivo Andriq:

Lexo po ashtu:  ‘*ДРЖАВА’ DHE FLAMURI

𝐒𝐢 𝐤𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐮𝐫?

Fjalë pas fjale – faqe të tëra ke shkruar –

faqe dhune, robërie e smire?…

Ëndërrues i dikurshëm, në burgje i sprovuar,

t’i robërosh të tjerët? Të ndjellish ditë errësire?!

Si t’i marr sot, në këto ditë lirie,

fjalët e tua farmak?

Po shkrimet tua të tjera, që aq të patën hije?!

Syve si ti’u besoj?… Ti, që nderimin e pate hak,

vallë,

lirinë e tjetrit ta vësh në darë e lak?!