Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

SHBA paralajmëron për 16 shtatorin: Çfarë pritet të ndodhë në Kosovë ditën e vendimit për krerët e UÇK-së?

Prishtinë – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka lëshuar një “Demonstration Alert” për 16 shtatorin, duke paralajmëruar shtetasit amerikanë për protesta të mëdha dhe ndërprerje të mundshme të qarkullimit në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar të Ambasadës amerikane, disa organizata kanë planifikuar demonstrata të mëdha, të cilat mund të shkaktojnë grumbullime të shumta njerëzish, mbyllje rrugësh dhe pengesa serioze në trafik.

Ambasada u kërkon qytetarëve amerikanë që të kufizojnë udhëtimet në zonat përreth vendbanimeve të tyre dhe të shmangin zonat ku priten demonstratat.

“Këto protesta mund të shkaktojnë turma të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të rënda të trafikut.”

Në njoftim thuhet gjithashtu se qytetarët amerikanë duhet të shmangin udhëtimin drejt punës apo shkollave nëse rruga e tyre kalon nëpër zonat e prekura, pasi mund të përballen me vonesa të mëdha dhe të mos jenë në gjendje ta përfundojnë udhëtimin në kohën e duhur.

Lexo po ashtu:  Figura e opozitës ruse del nga koma pas helmimit

Për personelin e Qeverisë amerikane në Kosovë, udhëzimi është edhe më i qartë: të shmangen të gjitha udhëtimet e panevojshme pranë zonave ku zhvillohen protestat. Për shkak të mundësisë së ndërprerjeve të mëdha në trafik, personelit amerikan i është rekomanduar që më 16 shtator të mos dërgojë fëmijët në shkollë.

Ambasada ka njoftuar se do të jetë e hapur të mërkurën, ndërsa shërbimet konsullore do të ofrohen në mënyrë të kufizuar dhe sipas nevojës.

16 shtatori – ditë e tensionuar për Kosovën

Paralajmërimi amerikan merr një rëndësi të veçantë për shkak të datës.

Më 16 shtator pritet të shpallet vendimi në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Vendimi ka ngjallur interesim të madh në Kosovë, ndërsa paralajmërimet për protesta dhe tubime masive kanë shtuar vëmendjen rreth asaj se çfarë mund të ndodhë në rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera.

Megjithatë, një detaj është i rëndësishëm: në njoftimin e saj, Ambasada e SHBA-së nuk thotë se protestat janë organizuar për shkak të vendimit të Gjykatës Speciale, por vetëm paralajmëron për demonstrata të mëdha të planifikuara më 16 shtator.

Lexo po ashtu:  Vuçiç ngacmon sërish: Po të njihja Kosovën, do të merrja Nobelin e Paqes

Dhe pikërisht këtu lind pyetja:

A do të jetë 16 shtatori vetëm dita e një vendimi në Hagë – apo edhe dita kur rrugët e Kosovës do të shndërrohen në arenën e një reagimi të madh popullor?

Njoftimi zyrtar i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë