Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

[QËNDRIM] VLEN: Historia e Kosovës nuk rishkruhet me akuza, shpresojmë në lirinë e ish ushtarëve të UÇK-së!

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Lufta çlirimtare e Kosovës dhe rrugëtimi i saj drejt pavarësisë janë ndër periudhat më të ndjeshme, por edhe më të lavdishme të historisë sonë të përbashkët. Ne shqiptarët e kemi ende të gjallë kujtesën për vuajtjet, sakrificat dhe qëndresën e shqiptarë përballë një regjimi represiv.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare për liri, dinjitet dhe mbijetesë. Mbi sakrificën e dëshmorëve dhe luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri janë ngritur themelet e Republikës së pavarur të Kosovës.

Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli sot përballen me një proces të rëndë, por akuza nuk është aktgjykim. Presumimi i pafajësisë është parim themelor i drejtësisë dhe duhet të respektohet deri në fund.

Lexo po ashtu:  Rama flet për marrëveshjen me Ankaranë: Do i japin një dorë Gjirokastrës dhe Beratit

Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe rezultat i një sakrifice të jashtëzakonshme. Ajo u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve, mbi qëndresën e shqiptarëve dhe mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

VLEN qëndron pranë Republikës së Kosovës, pranë shqiptarëve të Kosovës dhe pranë vlerave të luftës së UÇK-së.

Historia nuk rishkruhet me akuza. 

Shpresojmë dhe besojmë që Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të kthehen të lirë pranë familjeve të tyre.