Ndaj të tjerëve,
Në ndihmë dhe bujari
Bëhu sikur lumi.

Ndaj të tjerëve,
Në dashamirësi, dhembshuri
Bëhu sikur dielli.

Ndaj të tjerëve,
Në fshehje të mëkateve
Bëhu sikur nata.

Ndaj të tjerëve,
Në zemërim dhe në tërbim
Bëhu sikur i vdekuri.

Ndaj të tjerëve,
Në thjeshtësi-përule kokën
Bëhu i ngjashëm me tokën.

Ndaj të tjerëve,
Në tolerancë, me butësi, 
Bëhu i ngjashëm si deti.

Ose jeto, sikur që je,
Me pamjen, dukjen, 
Që tani e ke.

Rumi (Jalāl ad-Dīn Muhammad Rūmī). /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  - Mos u jep të drejtën të mendojnë për ty. Mos e fal lirinë tënde. Ajo je ti vetë. Është njësoj si të falësh aparatin tënd të frymëmarrjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *