Nuk ka rëndësi se si përfundon një marrëdhënie, ndarja mund të jetë vërtet tronditëse .

Pas ndarjes të gjithë dëshirojnë të thonë “Faleminderit, tjetri”, mirëpo nuk është kaq e thjeshtë. Ndarja është lënduese.

Gjithsesi, shkenca na vjen në ndihmë me tri mënyra se si ta merrni veten më shpejt pas një ndarje të dhimshme:

1. Strategjia e parë përfshin një rivlerësim negativ të ish-partnerit. Mendoni për gjërat që nuk i pëlqeni ish të dashurit tuaj, për zakonet e bezdisshme.

Ideja është që të kujtoni vetëm të metat e tij, pasi në këtë mënyrë është më e lehtë ta harroni. Ky eksperiment rezulton i suksesshëm pasi ndjenja e dashurisë zbehet.

2. Rivlerësimi i ndjenjave të dashurisë është strategjia e dytë. Ajo çfarë duhet të bëni është të pranoni që mbase e doni akoma ish-partnerin, por nuk mund të jeni me të për shkak të disa arsyeve. Pra, pranimi nuk do të rikthim nëse ju nuk dëshironi të qëndroni më me të.

Kjo metodë nuk i ndryshon ndjenjat tuaja, por me kalimin e kohës ju filloni të ndihemi më mirë, sepse nuk e gënjeni veten dhe të tjerët që ju rrethojnë.

Lexo po ashtu:  Përse nuk duhet të përdorni “doktor” Google; Të gjithë të këqijat që vijnë kur kërkoni diagnoza të sëmundjeve

3. Strategjia e tretë është shpërqëndrimi. Pra, ju duhet të filloni të bëni gjëra që ju pëlqejnë, që nuk kanë të bëjnë me ish-partnerin tuaj. Me pak fjalë, ju duhet ta mbushni kohën tuaj me gjëra interesante, për të mos menduar më për ndarjen.

Edhe pse kjo metodë mund të mos ulë ndjenjat e dashurisë, lajmi i mirë është se njerëzit bëhen më të këndshëm kur realizojnë dëshirat e tyre.

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *