Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit për besimtarët e fesë Islame është një prej 5 ritualeve të shenjta. Pacientët me sëmundje të ndryshme përkundrejt gjendjes së tyre shëndetësore gjatë Ramazanit dhe nga dëshira e madhe për të respektuar këtë ritual, rrezikojnë shëndetin e tyre duke dashur të agjërojnë.

Në mesin e mjaft sëmundjeve të cilat e rrezikojnë shëndetin gjatë agjërimit është edhe sëmundja e sheqerit, por jo  të gjithë pacientët me këtë sëmundje kanë rrezik të njëjtë. Prandaj ekzistojnë përjashtime të cilat kanë si diferencim kontrollin e mirë ose jo të sëmundjes si dhe llojin e kësaj sëmundje.

Pacientët me tip 1 të sëmundjes të cilën ekskluzivisht trajtohen vetëm me insulinë e rekomandueshme është që të mos agjërojnë si dhe ata të cilët kanë komplikime serioze kronike, si ato kardiake dhe të veshkave, si dhe pacientët të cilët kanë episode të shpeshta të rënies së sheqerit në gjak ose rritjes së tij apo kanë komplikime akute të sëmundjes.

Rreziku nga agjërimi tek pacientët me sëmundje sheqerit përveç llojit të diabetit varet edhe nga trajtimi të cilin marrin, rreziku individual nga hipoglikemia, prezenca e komplikimeve dhe/ose sëmundjet tjera shoqëruese, rrethanat individuale sociale ose vendit të punës si dhe eksperienca e agjërimit të mëhershëm. Pacientët me rrezik për të agjëruar janë ata me kontroll të keq të sëmundjes.

Sipas udhërrëfyesit të fundit (të vitit 2016) të IDF-DAR (Federatës Ndërkombëtare për Diabet dhe Aleancës Ndërkombëtare për Diabet dhe Ramazan) për agjërimin gjatë Ramazanit, të sëmurët me rrezik të lartë të cilët nuk duhet të agjërojnë në Ramazan hyjnë kjo kategori e të sëmurëve me diabet:

– gjendjet e hipoglikemisë së rëndë rreth3 muaj para Ramazanit
– ketoacidoza diabetike rreth 3 muaj para Ramazanit
– gjendja hiperosmolare hiperglikemike rreth 3 muaj para Ramazanit
– eksperiencë të hipoglikemive të shpeshta
– diabet tip 1 i pakontrolluar
– sëmundje akute
– shtatzënat me diabet tip 1 të diagnostikuar më herët ose diabet gestacional (i shtatzënisë) i trajtuar me insulinë ose preparate të sulfanilureve
– të sëmurët me pamjaftueshmëri kronike të veshkave në stadin e 4 dhe 5 ose të sëmurët në dializë
– komplikimet e avancuar makrovaskulare
– moshat e shtyra me shëndet jo të mirë

Lexo po ashtu:  Ky frut është ilaç për zemrën

Nëse pacientët me sëmundje të sheqerit insistojnë të agjërojnë atëherë ata duhet të:

– marrin edukim të strukturuar për sëmundjen e sheqerit, ushqimin dhe aktivitetin fizik
– të përcillen nga mjeku i specializuar për diabet-endokrinologu/diabetologu
– të matin rregullisht glikeminë në gjak, gjatë kohës së agjërimit
– të përshtatin trajtimin sipas rekomandimeve të mjekut
– të ndërprenë agjërimin në rast të hipoglikemive ose hiperglikemive ose të gjendjeve tjera shëndetësore

Gjendjet tjera të pacientëve me sëmundje të sheqerit, por që kanë kontroll të mirë të sëmundjes dhe trajtohen me barna siç janë ata me tipin 2 të sëmundjes së sheqerit dhe pa komplikime, mund të agjërojnë por duhet të bëjnë disa ndryshime në trajtim dhe duhet të ndjekin këshillat e mjekëve lidhur me ushqimet, aktivitetin fizik dhe ndryshimet në terapi.

10 principet kryesore të bazuara në udhërrëfyesit e mbajtjes së agjërimit të pacientët me diabet sipas IDF-DAR janë:

1. Kaloritë e marra të shpërndahen në iftar, syfyr si dhe në 1-2 ushqime të ndërmjetme.

2. Ushqimet duhet të jenë të balancuara, me karbohidrate ( të preferuara janë ushqimet me indeks të ulët glikemik) duke përfshi 45-50% të kalorive të përgjithshme; proteina (bimore- bishtaja, shtazore-peshk, shpezë ose mish i kuq me pak yndyrë) që përfshin 20-30%; dhe yndyra (preferohen yndyra mono-të pangopura dhe poli-të pangopura) që përfshin <35% të racionit ushqimorë. Yndyrat e ngopura duhet të kufizohet nën 10% të konsumit total ditor të kalorive.

Lexo po ashtu:  Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Itali

3. Përdorni metodën e “pjatës së Ramazanit” për përpilimin e racionit ushqimorë

4. Ëmbëlsira e pasura me sheqer duhet të shmangen pas iftarit dhe mes ngrënieve. Në vend të tyre rekomandohet një pjesë frut.

5. Zgjidhni karbohidratet me indeks të ulët glikemik, veçanërisht ato të pasura me fibra (mundësisht drithëra të plotë të papërpunuar. Rekomandohet konsumimi i karbohidrateve nga perimet (e ziera ose të freskëta në formë sallatash), frutat e plota, jogurti dhe produktet e qumështit. Konsumimi i karbohidrateve nga sheqeri dhe drithërat e përpunuara (si mielli i grurit dhe niseshteja, misri, orizi i bardhë dhe patatja) duhet të shmanget ose minimizohen ndjeshëm.

6. Është shumë e rëndësishme ruajtja e hidratimit adekuat duke pirë ujë të mjaftueshëm, lëngje pa shtesë sheqeri, ndërmjet dy racioneve ushqimore kryesore (lejohet marrja e lëngjeve dietale pa shtesa sheqeri). Duhet të pakësohet marrja e lëngjeve të kafeinizuara si çaj dhe kafe për shkak të efektit diuretik ose të humbjes së lëngjeve të organizmit.

7. Praktikoni të hani patjetër syfyrin dhe atë sa më vonë që është e mundur

8. Konsumoni një sasi të mjaftueshme të proteinave dhe yndyrës në syfyr si ushqime me nivele më të larta të këtyre makronutrientëve dhe më pak karbohidrate me indeks të ulët glikemik se sa të konsumoni karbohidrte të cilat rrisin nivelin e sheqerit në gjak pas ngrënies. Proteina dhe yndyrat gjithashtu nxisin ngopje më mirë se karbohidratet.

Lexo po ashtu:  E vërteta e tmerrshme që fshihet pas vajit të peshkut; Ja sëmundja që rrezikoheni nga niveli i lartë i mërkurit

9. Iftari duhet të fillojë me shumë ujë për të larguar dehidrimin nga agjërimi dhe 1deri në 2 hurma të thata ose të freskëta për të ngritur nivelin e glukozës në gjak.

10. Midis ngrënieve kryesore, nëse është e nevojshme, mund të konsumohet një ushqim të lehtë si një pjesë frutash, një grusht arra ose perime. Në përgjithësi, çdo mes-ushqim duhet të jetë 100-200 kilokalori, por kjo mund të jetë më e lartë në varësi të kërkesës kalorike individuale. Disa pacientë mund të përdorin një mes-ushqim të lehtë për të bërë iftar dhe pastaj më vonë të marrin racionin e plotë të iftarit.

Gjithashtu sa i përket aktivitetit fizik, nëse gjatë agjërimit pacientët me diabet janë aktiv, duhet të reduktojnë marrjen e trajtimit nën udhëzimet e mjekut të tyre sepse mund të vijë deri tek rënia e sheqerit( hipoglikemia). E rekomandueshme është që aktiviteti fizik të bëhet pas iftarit.

Agjërimi duhet të ndërpritet menjëherë në rast se glikemia është nën 3.9 mmol/L ose nën 70 mg /dL si dhe mbi 16.6 mmol/L ose mbi 300 mg/dl si dhe në rast të pranisë së shenjave të rënies së sheqerit (hipoglikemisë-konfuzionit, djersitjes, dridhjeve, të rrahurave të shpejta të zemrës, ndjenjës së urisë, gjendjes mentale, dhimbjes së kokës), ngritjes së sheqerit (hiperglikemisë-etje e theksuar, ndjenjë e urisë, urinim i shpeshtë, lodhje, konfuzion, vjellje, dhimbje barku) ose dehidrimit apo humbjes së lëngjeve të organizmit ose pranisë së sëmundjeve akute. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *